Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Shpallen fituesit e Primareve në Elbasan, Kukës, Durrës, Lushnjë, Korçë/ Kandidatët e Metës fitojnë në 4 Bashki

Partia demokratike dhe koalicioni opozitar shpalli sot ekipin e kandidateve me te cilet do te kerkoje fitoren perballe mazhorances socialiste ne 14 maj.

 

Kandidatet per here te pare u perzgjodhen nga vota e 55 mije anetareve dhe simpatizanteve qe moren pjese ne procesin e primareve.

 

Sali Berisha

Kryetar i pd

“Primaret jane rruga e vetme per ti dhene pushtetin anetareve, jane rruga e vetme per hapjen e PD “

 

Berisha pranoi se procesi nuk ishte i persosur, por garantoi se ai vete nuk ka nderhyre ne favor te asnje kandidati

 

 

“Nuk ka pasur asnje kandidat rlte mbeshtetur nga kryetari i partise demokratike dhe kryesia e PD.”

 

Pervec Tiranes ku vazhdon procesi i numerimit, ne bashkite e tjera kandidatet  jane zyrtarizuar tashme.

 

Ne Shkoder opozita do te garoje ne 14 maj me Bardh Spahine, ne Elbasan do te garoje nenkryetari i PD Luciano Boci, ne Durres ish deputeti Igli Cara, ne Korce Ledina Aliolli, ne Kukes Admir Sinamati. Ne 4 bashki; Skrapar, Memaliaj, Kucove e Prrenjas fituan kandidatet e partise se drejtuar nga Meta.

 

Ekipi i kandidateve qe u perzgjodh sot nga procesi i primareve gezon mbeshtetjen jo vetem te partise demokratike por edhe aleateve te saj dhe ne 14 maj ata do te perfaqesojne koalicionin opozitar.

 

Por keta kandidate nuk gezojne mbeshtetjen e asaj pjese te partise demokratike qe njeh si drejtues enkelejd alibeajn. Vete Alibeaj ka shpallur tashme disa kandidate per bashkite e vendit duke zyrtarizuar daljen me dy kandidate te opozites ne zgjedhjet per 61 bashkite e vendit.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...