Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Ahmeti takoi ambasadoren Aggeler: Vazhdojmë rrugën europiane me mbështetje të plotë Amerikane

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler, të cilës i dëshiroi shumë suksese në detyrën e re.

Bashkëpunimi mes dy vendeve, integrimi europian, ndryshimet kushtetuese dhe reformat, situata politike në vend dhe rajon, si dhe procesi i vetingut ishin vetëm disa tema në të cilat kanë diskutuar Ahmeti dhe Aggeler.

Ahmeti është shprehur se rikthimi I ambasadores Aggeler dhe njohuritë e saj mbi vendin dhe rrethanat do të kontribuojnë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin edhe më të madh të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Z. Ahmeti ka shprehur falenderim për ndihmën amerikane për reformat dhe procesin e integrimit europian.

Integrimi i plotë i vendit tonë dhe i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është garancë shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Gjatë takimit, Ahmeti dhe Aggeler kanë biseduar për nevojën e ndryshimeve kushtetuese si kusht për vazhdimin e rrugës europiane, andaj është vlerësuar se të gjithë forcat politike në vend duhet të reflektojnë dhe të mos mbajnë peng të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.

Ndërkohë që z. Ahmeti e ritheksoi procesin e vetingut si të nevojshëm për faktin se do jetë forma më e mirë për pastërtinë e figurave në të gjitha sferat që nga politika e deri tek prokurorët dhe gjykatësit, si formë kontrolli para se të njëjtët të zgjidhen në detyra të caktuara.

Z. Ahmeti u shpreh mirënjohës për rolin jetik të SHBA-ve në vend dhe rajon,si dhe theksoi se ai dhe BDI janë partner dhe në dispozicion të plotë për agjendën progresive proeuropiane, sundimin e ligjit, reformave dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...