“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Grubi priti në takim Shefin e ri të OSBE-së, Kilian Wahl

Shkup, 7 Dhjetor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, sot ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl.

Gjatë takimit është biseduar për situatën politike në vend, procesin e integrimit, reformat dhe ndryshimet kushtetuese, Marrëveshjen e Ohrit, si dhe kryesimin e vendit tonë me OSBE-në nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Grubi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Wahl dhe punë të suksesshme në misionin e ri, derisa e ka falënderuar për bashkëpunimin me OSBE-në dhe projektet e realizuara deri më tani, bashkëpunim i cili do të vazhdojë edhe në të ardhmen me një partneritet akoma më të lartë.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur pritshmëri për vazhdimin e suksesshëm të bashkëpunimit në prag të fillimit të kryesimit të vendit me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, duke theksuar që Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme të japë kontribut në promovimin e vlerave demokratike pikërisht në kohën kur kontinenti europian përballet me sfida të rrezikshme.

Procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Europian gjithashtu ishte pjesë e bisedës në takimin mes Grubit dhe ambasadorit Wahl, derisa është shfaqur nevoja për fillimin e procesit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e rrugës europiane dhe formimin e frontit të përbashkët të të gjithë akterëve politik në vend me qëllim që procesi i filluar të mos ketë pengesa.

Grubi ftoi misionin e OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Sistemit Politik që të kontribuojnë në kohezionin shoqërorë dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe realizimin e shkollës rinore Peace Forum Dialogue si dhe Peace Festival si forma bashkëkohore për ta shënuar vlerën e Marrëveshjes së Ohrit.

Latest Posts

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...

Pritshmëritë nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. E mirëpritur në...