Ankthi nuk ka mbaruar për yllin e Liverpool, i ati ende mbetet i zhdukur!

Makthi per futbollistin e Liverpool, Luis Diaz nuk ka fund. Ylli i kombëtares së Kolumbisë mbetet në pritje të lajmeve pozitive për situatën që...

TË FUNDIT

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me presidenten Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.   Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka...

Rexhepi: Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovës – Prizren

Me propozim të MTL, qeveria e RMV-së miratoi tekstin e marveshjes për projektim të një tjetër projekti strategjik dhe të shumë pritur atë të...

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi...

Botërori 2022, çmime të larta për biletat në tregun e zi

Disa tifozë që kanë shkuar në Katar për të mbështetur ekipet e vendeve të tyre që po marrin pjesë në Kampionatin Botëror të futbollit, thonë se është e vështirë të sigurosh një biletë për të parë ndeshjen. Kjo po i detyron ata të paguajnë çmime shumë të shtrenjta në tregun e zi, që arrijnë deri në 1 mijë dollarë për biletë.

 

 

Tifozët e zjarrtë të futbollit kanë shkuar në Katar për të ndjekur nga afër Botërorin dhe për të mbështetur ekipet e vendeve të tyre. Të pyetur nga Zëri i Amerikës, shumë tifozë thonë se kanë vështirësi në gjetjen e biletave me çmime të arsyeshme.

 

 

 

“Për ndeshjen Argjentinë – Poloni, biletë që FIFA i ka vënë çmimin 70 dollarë, në treg të zi shitej për 800 dollarë”, thotë tifozi argjentinas Matias Morosina.

 

 

 

Ky është çmimi i fryrë i biletës që Morosina dhe shumë të tjerë duhet të paguajnë. Shumë tifozë të tjerë thonë se nuk kanë qënë në gjendje të blejnë bileta në faqen zyrtare të FIFA-s, madje edhe kur ato janë të disponueshme.

 

 

 

Zëri i Amerikës ishte dëshmitar i problemit, dështim pas dështimi pas shumë përpjekjesh për të blerë bileta në rrjet, që supozohet se ishin të disponueshme.

 

 

 

Kjo ka detyruar tifozët të drejtohen tek tregjet e dyta të rishitjes, pavarësisht se i vetmi treg i autorizuar është ai në faqen e internetit nga FIFA. Tregjet e dyta si Ticombo dhe Stub Hub International, ofrojnë bileta me çmime shumë më të larta.

 

 

 

Në varësi të ndeshjes, biletat shkojnë deri në 1000 dollarë – disa herë më shumë se çmimi origjinal.

 

 

 

Shumë njerëz blejnë bileta me çmim të ulët dhe i shesin me çmime shumë më të larta, në hyrje të stadiumeve. Biletat jo vetëm që janë të kushtueshme, por në disa raste janë të falsifikuara.

 

 

 

“Jam kundërshtar absolut i këtyre tregtarëve dhe blerja nga ata është pikërisht ajo që e nxit këtë fenomen”, thotë për Zërin e Amerikës tifozi nga Kolumbia Andrés Vidal.

 

 

 

Faqja e internetit e FIFA-s thotë se shitjet e minutës së fundit të biletave të Kupës së Botës përpunohen në kohë reale dhe shiten tek blerësi i parë. Ndërsa tifozët shprehin zhgënjimin, shumë thonë se janë të gatshëm të paguajnë shumë më tepër se çmimi zyrtar për të ndjekur në stadium ndeshjet e ekipeve të tyre.

 

 

 

“Pavarësisht çmimit do të shkojmë të mbështesim ekipin tonë dhe botën arabe”, thotë tifozja marokene Nargez Salahi.

 

 

 

Çmimet e larta nuk do ta ndalin këtë grup tifozesh femra me të cilat bisedoi Zëri i Amerikës pas fitores së Marokut ndaj Kanadasë.

 

 

 

“Marokenët për Marokun. Kënaqësi që marrim pjesë në këtë ndeshje”, thotë tifozja marokene Nawi Amina.

 

 

 

Edhe ata që arritën të blejnë bileta me çmimin zyrtar do të paguajnë 40% më shumë se katë vjet më parë në Botërorin në Rusi, sipas një studimi nga Keller Sport. Raporti thotë se ndeshjet në Katar janë më të shtrenjtat ndonjëherë.

Latest Posts

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me presidenten Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.   Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka...

Rexhepi: Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovës – Prizren

Me propozim të MTL, qeveria e RMV-së miratoi tekstin e marveshjes për projektim të një tjetër projekti strategjik dhe të shumë pritur atë të...

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi...

Mos i humbisni

Fatmir Limaj: Vuçiç përfaqëson llumin e shoqërisë serbe

Fatmir Limaj e konsideroi Aleksander Vucic llumin e shoqërise serbe.   Deklaratat ish-drejtuesi iu UCK I bëri në emisionin QuoVadis.   “Është e habitshme se në cfarë...

Putini firmos buxhetin më të madh të Rusisë, i rrit shpenzimet për ushtrinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të hënën një buxhet kombëtar për tri vjetët e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të...

Mickoski në front me Apasievin – kundër BE-së dhe shqiptarëve në Maqedoni

Frontit anti-shqiptar të ultranacionalisti, udhëheqësit të grupit anti-NATO dhe anti-BE, Dimitar Apasiev i është bashkangjitur edhe opozitari Hristijan Mickoski bashkë me VMRO-DPMNE-në, shkruan Politiko.mk Të dy...