Anton Quni flet për propagandën serbe: Ata e dramatizojnë, e përdorin si pretekst për të shkaktuar panik


Quni për propagandën serbe: Ata e dramatizojnë, e përdorin si pretekst për të shkaktuar panik.

Deputeti i LDK’së, Anton Quni ka folur për propagandën serbe që po bëhet në Serbi pas shtimit të forcave të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Quni në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se serbë e dramatizojnë çështjen.

“Ata dramatizojnë. Në fakt është dërgimi i disa njësive që sigurojnë rendin dhe funksionalizimin normal të jetës së qytetarëve. Besoj që kanë një vlerësim kush mundet me qenë cak i sulmit në atë pjesë dhe të ofrohet një siguri më e madhe”.

Po ashtu, Quni thotë se ky ofrim i sigurisë nga ana e Policëve të Kosovës do të përdoret nga Serbia si pretekst për shkaktimin e panikut tek qytetarët.

“Mundet me u përdor si pretekst, është pritur që edhe një numër simbolik i pjesëtarëve të PK nga autoritet e Serbisë, e prezantojnë si një invadim me përmasa të tilla që të shkaktojnë një lloj paniku, që shndërrohet në një lloj mobilizimi”.