Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Shtyrja e zgjedhjeve, kandidati i PDK’së për kryetar të Zubin Potok: U dorëzuat para bandave kriminale


Kandidati për kryetar komune të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka reaguar pas vendimit për shtyrjen e zgjedhjeve në komunat në veri.

Zeqiri përmes një shkrimi për media ka reaguar ashpër ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, për të cilët thotë se sot morën vendim për dorëzim para bandave kriminale që veprojnë në veri të Kosovës.

Sipas tij, ky vendim dëmtoi shumë kredibilitetin shtetëror dhe seriozitetin e ligjshmërisë dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës.

“Të dashur shok miq dashamir farefis vllezër dhe motra…ju faleminderoj shum për mirkuptimin dhe përkrahjen që pata gjat kësaj gare zgjedhore ku isha në gar për Kryetar të Komunes së Zubin Potokut……por kurr hallall mos ju qoft as Prezidentes V.Osmani dhe as Kryeministrit A Kurti që sot morren vendim Dorëzimi para bandave kriminale që veprojn në Veri të Kosoves dhe shtyen zgjidhjet për vitin e ardhëshëm…..dëmtuan shum kredibilitetin shtetëror dhe seiriozitetin e ligjëshmëris dhe kushtetutes së Republikes së Kosoves. Uroj dhe bëj thirrje që kta mos ta dorëzojn Policin e Kosoves dhe Veriun e Kosove”.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Latest Posts

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...

Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Analistët/ “Fronti për Europë” hap rrugën drejt BE-së, përshpejton reformat dhe luftën kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...