Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Ministrja gjermane: Retorika e Serbisë rrit tensionet në Kosovë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se paralajmërimet e Serbisë për shqyrtimin e dërgimit të forcave të saj në Kosovë, janë “krejtësisht të papranushme”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi të shtunën se autoritetet serbe do të bëjnë kërkesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që në përputhje me Rezolutën 1244, të sigurojnë dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës.

Paralajmërimi i tij erdhi pasi Policia e Kosovës shtoi praninë e saj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Situata atje ka javë që është tensionuar – fillimisht për shkak të planit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa të paligjshme serbe, pastaj për shkak të zgjedhjeve të planifikuara në atë pjesë, që kundërshtoheshin nga serbët lokalë.

Si pasojë e tensioneve në rritje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shtyu zgjedhjet e parapara më 18 dhjetor për në prill të vitit të arshshëm.

Në një postim në Twitter, Baerbock tha se Kosova i ka ulur tensionet me shtyrjen e zgjedhjeve, por retorika e fundit e Serbisë, sipas saj, bën të kundërtën.

Ministrja gjermane tha se janë “të papranueshme” edhe sulmet mbi misionin e BE-së në Kosovë, EULEX.

Një patrullë e këtij misioni u sulmua mbrëmjen e së shtunës me shok bombë nga, siç u tha, persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës.

Ditëve të fundit, atje ka pasur disa incidente me armë zjarri, për të cilat autoritetet e Kosovës kanë fajësuar “bandat kriminale”, të udhëhequra nga Beogradi./R.E.L

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...

Turp, Alibeaj po dëmton demokratët/ Alizoti: Berishën e mbajnë ndjekësit

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të komanduar të kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj. Ai deklaroi se...