Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Në Bruksel sot diskutohet për situatën në veri të Kosovës, Borrell: Përplasjet s’çojnë në arritjen e marrëveshjes


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka thënë se ministriat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se përplasjet në rrugë nuk kontribuojnë në gjetjen e një kompromisi.

“Menduam se kishim arritur një marrëveshje, por serbët e Kosovës iu përgjigjën arrestimit të ish-policit serb të Kosovës me trazira në rrugë, madje ata hodhën shok-bomba ndaj policëve tanë. Kjo është e papranueshme. E di që të dyja palët po përpiqen për de-përshkallëzimin, por duhet ta kuptoni se përplasjet në rrugë nuk çojnë në arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk është rruga e duhur për normalizimin e situatës”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë europiane të dielën e dënoi sulmin ndaj një patrulle të EULEX-it në veri të vendit. Në Prishtinë, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i reagoi, duke i thënë se njëjtë duhet të reagonte edhe për sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...