Xhafaj: Berisha ka histori dhune, masakroi socialistët kur qe President

Deputeti i PS Etjen Xhafaj ka folur për sulmin ndaj Sali Berishës nga Gert Shehu.

 

Xhafaj, teksa mohoi që mazhoranca të ketë gisht në këtë ngjarje me argumentin se nuk i intereson një ngjarje e tillë, tha se edhe vetë Berisha është i përfshirë në histori dhune ndaj opozitës socialiste në kohën kur ka qenë president.

 

Këto fakte sipas deputetit socialist janë të filmuara dhe regjistruara.

 

“Nuk besoj se i interesonte asnjërit dhuna, sidomos në ato kusht. Duhet dënuar gjithmonë dhe kudo. Edhe sikur të mos ishte politikan, edhe sikur të mos ishte kryetari i opozitës.

 

Ka patur një qëndrim të menjëhershëm të kryeministrit dhe Policisë së Shtetit  që i ka shtjelluar dhe i ka treguar ato fakte, të cilat diheshin mbi atë akt aq të shëmtuar. Por po shëmtohet edhe më shumë me interpretimin nga opozita aktuale, për të ndezur gjakrat, për të drejtuar gishtin me doemos, kur në fakt nuk ka asnjë fakt dhe asnjë logjikë se përse duhet të ndodhte kjo nga kryeministri.

 

Në fakt ka pasur akte dhune të hapur, edhe të filmuar ndaj opozitës dhe kanë ndodhur pikërisht kur ka qenë president zoti Berisha. Dhe pikërisht, prandaj nuk ka asnjë logjikë apo vijë lidhje me qëndrimin e mazhorancës aktuale. Ka një përlasje në Parlament, por të akuzosh për këtë që nga opozita quhet si akt terrorist është një kapërcim shumë i madh në vijën e të menduarit dhe nuk medoj se opinion publik të mendoj se ka qenë një akt i kordinuar. Sepse vetë Berisha e ka thënë që e ka takuar ministri i Brendshëm personin dhe i ka thënë të bëj detyrën. Nuk besoj se njerzit e besojnë këtë”, tha Xhafaj.