Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Britania: Anulimi i konferencës së Putinit, për shkak të rritjes së ndjenjës kundër luftës

Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir Putin, me gjasë është bërë pas rritjes së shqetësimeve në Kremlin lidhur me përhapjen e ndjenjës kundër luftës në Rusi.

 

Kështu tha inteligjenca britanike në përditësimin ditor sa i përket vlerësimit të pushtimit rus të Ukrainës.

 

Konferenca vjetore – që është anuluar për herë të parë në dhjetë vjetët e fundit– ishte përdorur në të kaluarën si mundësi për të “demonstruar integritetin e supozuar” të Putinit, tha inteligjenca britanike.

 

Sipas Britanisë, zyrtarët në Kremlin ka të ngjarë që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm lidhur me mundësinë që çdo ngjarje ku merr pjesë Putini, mund të shndërrohet në diskutim për “operacionin e posaçëm ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se “ne shpresojmë që presidenti do të gjejë mundësi” për të biseduar me mediat.

 

Kremlini nuk ka dhënë asnjë arsye për anulimin e konferencës vjetore, që vjen në kohën e rritjes së pakënaqësisë në mesin e rusëve për vendimin e Putinit për ta pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit.

 

Trupat ruse që fundi kanë pësuar një sërë disfatash në fushëbetejë.

 

“Sa i përket konferencës së madhe për media, nuk do të ndodhë para Vitit të Ri”, tha Peskov për mediat.

 

Megjithatë ai shtoi se Putin do të gjejë kohë për të biseduar me mediat, duke shtuar se “ai e bën këtë rregullisht”.

 

Në dhjetë vjetët e fundit, konferencat vjetore të Putinit janë organizuar me kujdes, ku kanë marrë pjesë dhjetëra gazetarë – rusë dhe të huaj- dhe zakonisht këto ngjarje kanë zgjatur me orë të tëra./rel

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...