Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...

Reagojnë këshilltarët e BDI-së në Tetovë: “Kasami krenohet me projektet tona”

Pas publikimit të njoftimeve nga Kryetari i komunës së Tetovës se janë kryer disa punime në fshatra, kanë reaguar këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Këta të fundit kanë thënë se e përshëndesin punën që Kryetari i Komunës e bën në drejtim të përfundimit të projekteve që mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“I bëjmë thirrje Kryetarit, që në mungesë të kuadrove, ne mund t’i ofrojmë edhe ndihmë shtesë për përpilimin e projekteve të cilat i ka premtuar, por nuk po i realizon dot, kanë shkruar tutje në reagimin e tyre këshilltarët e BDI-së. Ata gjithashtu shtuan se për të njejtat projekte mund të sigurojnë fakte se të gjitha këto projekte me të cilat Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, mburret para qytetarëve, të cilat janë projektuar, menaxhuar, miratuar në Këshill Komunal dhe janë buxhetuar nga udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Reagimi i plotë i tyre:

Të dashur bashkëqytetarë,
Ne e përshëndesim punën që Kryetari i Komunës e bën në drejtim të përfundimit të projekteve që mbajnë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në të njejtën kohë e inkurajojmë që viteve në vazhdim të gjejë ekipë profesionale për të krijuar të paktën një projekt të vetëm.

I bëjmë thirrje Kryetarit, që në mungesë të kuadrove, ne mund t’i ofrojmë edhe ndihmë shtesë për përpilimin e projekteve të cilat i ka premtuar, por nuk po i realizon dot.
Ne mund të ju sigurojmë fakte se të gjitha këto projekte me të cilat Kryetari mburret para opinionit, janë projektuar, menaxhuar, miratuar në Këshill Komunal dhe janë buxhetuar nga udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim!

Me respekt
Këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

Latest Posts

Nëse i shihni diku këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia shpall në kërkim dy persona nga Drenasi Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat...

Berisha kërcënon Ramën para 11 shkurtit: Largohu, ose do përballesh me probleme të mëdha

Teksa ashpërsoi gjuhen ndaj Ramës që refuzoi të merrte pojesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte I kërkuar nga opozita për sqarime...

Komisioni Evropian miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e...

Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...