“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Rrëfimi i qytetarit si i mbeti kamioni në barrikadë nga persona që ishin të maskuar dhe flisnin në gjuhën serbe


Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barrikadë nga persona që ishin të maskuar dhe flisnin në gjuhën serbe.

Një qytetar kamioni i të cilit mbeti prapa barrikadave të vendosura pasditen e së shtunës , thotë se persona të maskuar i kërkuan të dilte nga vetura.

Një qytetar ka treguar se si i ka mbetur kamioni në barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës. Ai thotë se i maskuari, duke i folur në gjuhën serbe, i kishte kërkuar të dilte nga kamioni.

Ai ka treguar për RTV Dukagjinin ekipi i të cilit po raporton nga terreni, se i maskuari i kishte thënë se askush do cenonte veturën apo personin, por do ishte më së miri të merrte çelësat dhe të dilte.

“Kam qenë në kampin amerikan, në kampin e KFOR-it afër Leposaviqit. Kam dërguar material dhe kam qenë duke u kthyer. Më zuri barrikada për pak e nuk më lanë të dalë. Edhe na tha për momentin merri çelësat thirre përgjegjësin tënd. Ishin me maska, folshin me radiolidhje”, ka treguar qytetari gjersa ka theksuar se personat flisnin në gjuhën serbe.

Ai thotë se kamioni i parë pas barrikadave është i tiji.

“Unë s’desha me dal por ai dy herë më luti, të lutem më tha mbylle mjetin se s’ka me ta prek kurrkush, as ty as të prek askush por, po të më dëgjosh mua, më mirë del, dil në këmbë se unë të marrë përsipër e s’të prek askush, edhe unë e dëgjova”, ka treguar qytetari.

Rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Ndërkaq, edhe alarmi i sigurisë është ndezur në veri të Mitrovicës.

Latest Posts

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...