Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Teologu Bajrami: “Sikur t’i kishin marrë gratë më vete, nuk kishin me fitu, i morën nënat dhe ja, Maroku në gjysmëfinale”

Maroko ka shkruar historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës, pasi mposhtën Portugalinë me rezultat, 1:0. Golin e fitores për Marokun e shënoi Youssef En Nesyri.

Ai realizoi me kokë në minutën e 42-të, transmeton Korrespodenti.

Pas fitores së madhe ndaj Portugalisë dhe kalimit të marokut në gjysmëfinale, futbollisti Sofiane Boufal e ka festuar fitoren me nënën e tij, e cila ishte e pranishmenë stadium për ta shikuar ndeshjen e të birit. Ditë më parë, pasi Maroko kishte eliminuar Spanjën, trajneri Kosovar Ismet Munishi kishte uruar lojtarin maroken duke shkruar se “Xheneti është nën këmbët e nënës”.

Edhe teologu i njohur Mustafë Bajrami, përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka bërë një reagim lidhur me festimin e lojtarëve maroken me nënat e tyre.

“Po del e vërtetë: Me i pas marrë gratë me vete marokienët s’kishin me mujt me arritë këtë sukses. Po, i morën nanat, dhe ja Maroku në gjysmëfinale! Përhajr shqiptarë…!”, ka shkruar Bajrami. /Korrespodenti

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...