Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

“Luli” dhe “Problematiku” imitojnë Mesin dhe Ronaldon duke humbur kohë në shah!

Edhe pse i mbytur me borxhe dhe pa rroga të shlyera e obligime tjera ndaj punonjësve, Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Tetova – Tetovë, Nuredin Fetahu, i njohur me nofkën “Luli”, ka gjetur kohë të “relaksohet” duke zhvilluar një lojë shahu me “problematikun” e Zhelinës, Blerim Sejdiu, raporton indeks.mk

“Problematiku” sepse, njëjtë sikurse Fetahu, edhe Sejdiu në dorën e tij ka një komunë të mbushur përplot probleme të pazgjidhura.

Nga kjo, del konkluzioni se zyrtarët e Lëvizjes Besa nuk “brengosen” për problemet e qytetarëve dhe se më me rëndësi për ta është “relaksi” se sa problemet e qytetarëve.

Fotografia e realizuar mes Fetahut dhe Sejdiut i ngjason dhe është një kopje e fotografisë së realizuar mes Messit dhe Ronaldos pak javë më pare si reklamë Botërorit në Futboll.

Kjo është edhe një tregues se zyrtarët e kësaj partie nëpërmes “kopjimeve” tentojnë të bien në sy dhe tentojnë që nëpërmes kësaj të marrin nofkat “Messi i Zhelinës” dhe “Ronaldo i Tetovës”, e andej kanë një mal problemesh të pazgjudhura/indeks.mk/

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...