Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Nga barrikadat Lista Serbe vazhdon paraqitjet, Simiq u kërkon serbëve t’i respektojnë ndërkombëtarët në terren


Lista Serbe vazhdon paraqitjet nga barrikadat, Simiq u kërkon serbëve t’i respektojnë ndërkombëtarët në terren.

Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe është zyrtari i radhës i kësaj partie që është lajmëruar nga zona e barrikaduar në veri të Kosovës.

Ai u ka kërkuar qytetarëve serbë që ta ruajnë qetësinë dhe të respektojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë.

“U bëjë thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje, por edhe të respektojnë përfaqësuesit ndërkombëtarë në terren. Është e rëndësishme të ruhet pajqa dhe forcat speciale në pjesën veriore të Mitrovicës, që u shkaktojnë frikë qytetarëve, nuk kontribuojnë në këtë”, ka thënë Simiq.

Ish-deputeti serb në Kuvendin e Kosovës ka folur pas mbledhjes së tretë të “Shtabit të Krizës”, në ditën e pestë të barrikadimit të rrugëve që cojnë në dy pikat kufitare në veri të Kosovës.

Para Simiqit, nga fshati Rudarë ku janë vendosur barrikadat të hënën ka folur Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.

Simiq ka thënë se cdo ditë po rritet numri i qytetarëve që po qëndrojnë pranë barrikadave, të cilat, nuk janë larguar as pas shumë thirrjeve të ndërkombëtarëve.

“Dua të shpreh falendërimin për gjithë njerëzit, të cilët janë përcaktuar për të qëndruar dhe për mbijetuar në këto zona dhe janë të gatshëm të mbrojnë ekzistencën e tyre dhe të drejtën për një jetë normale në shekullin XXI”, ka thënë Simiq.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...