Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...

Të dërguarit e SHBA-së dhe BE-së në Beograd në përpjekje për të ulur tensionet Kosovë – Serbi

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari evropian Miroslav Lajçak, u takuan të mërkurën në Beograd me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, një ditë pasi qëndruan në Prishtinë në përpjekje për të ulur tensionet Kosovë – Serbi dhe për të nxitur palët të kthehen në tryezën e bisedimeve.

Për të pestën ditë me radhë në veriun e Kosovës rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare me Serbinë, vazhdojnë të jenë të bllokuara nga grupe serbësh në shenjë pakënaqësie pas arrestimit të një ish pjesëtari të policisë nën dyshimet për përfshirje në sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarëve policor gjatë javës, ndërsa po bëheshin përgatitje për zgjedhjet komunale në veri, të cilat kundërshtoheshin nga përfaqësuesit serbë të mbështetur nga Beogradi.

 

Policia e Kosovës tha sot se situata e sigurisë në veri të vendit është e pandryshueshme dhe se dy vendkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, për shkak të vendosjes së barrikadave.

 

Diplomatët perëndimorë po bëjnë thirrje për heqjen e bllokadave dhe hapjen e mundësisë për bisedime mes palëve.

 

I dërguari i posaçëm evropian Miroslav Lajçak, shkroi sot në një postim në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “për të gjetur zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e bllokadave në veriun e Kosovës. Ai e kupton seriozitetin e situatës”, shkroi zoti Lajcak.

 

Ai tha mbrëmë në Prishtinë se është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar në veriun e Kosovës ndërsa theksoi se mënyra më e mirë për të hequr barrikadat është nëse kjo bëhet si rezultat i një marrëveshje politike e jo me buldozer.

 

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha mbrëmë pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se shpreson që të ketë shpejt një zgjidhje për krizën aktuale në veriun e Kosovës ndërsa theksoi se është koha që të diskutohet për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se këtë ja ka bërë shumë të qartë edhe kryeministrit Albin Kurti.

 

“E kam bërë të qartë se presim që të fillojmë të flasim për zbatimin e Asociacionit të komunave serbe, këtë e kam bërë shumë të qartë”, tha ai.

 

Qeveria e Kosovës në komunikatën e saj pas takimit nuk e përmendi temën e Asociacionit si një prej çështjeve të diskutuara me diplomatët perëndimorë.

 

Analisti Agon Maliqi tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se i dërguari amerikan, Gabriel Escobar kishte mesazhe të qarta për qeverinë.

 

“Në përkthim atë që e tha zoti Escobar do të thotë ose qeveria e Kosovës përfshihet me propozime për statutin dhe mënyrën se si e sheh Asociacionin ose deri në prill do ta gjej një draft të gatshëm të cilën do ta sjellin në këtë rast pala amerikane. Niveli i dytë i porosisë është që oferta e zotit Escobar që Shtetet e Bashkuara të jenë vet të përfshira në këtë proces pra në një farë forme si garanci që Asociacioni do të jetë i pranueshëm për Kosovën dhe kjo është në vijë me deklaratat e tij të mëparshme se SHBA-të nuk e parapëlqejnë një Republika Srpska në Kosovë dhe e shohin një Asociacion brenda kornizave të Kushtetutës”, tha zoti Maliqi.

 

Ai tha se çështja e themelimit të Asociacionit mund të lidhet edhe me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 

“Zoti Escobar e tha një gjë interesante që deri në prill të fillojnë diskutimet për Asociacionin pra nuk po kërkohet fillimi i zbatimit të Asociacionit por që të fillojnë diskutimet deri në prill. Mendoj që kjo është pozitive sepse forcon pozicionin negociues të Kosovës në caktimin e kompetencave të Asociacionit dhe e lidh marrëveshjen në bazë të propozimit franko-gjerman me Asociacionin, pra ose do të merremi vesh për të gjitha ose nuk do të merremi vesh për asgjë”, tha ai.

 

Diplomatët perëndimor shpresojnë të nxisin bisedimet me propozimin evropian që parasheh normalizimin e marrëdhënieve por pa njohje që nuk përfshinë njohjen e ndërsjellë Kosovë – Serbi, por zotimin e palëve se nuk do ta pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare./voa

Latest Posts

Nëse i shihni diku këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia shpall në kërkim dy persona nga Drenasi Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat...

Berisha kërcënon Ramën para 11 shkurtit: Largohu, ose do përballesh me probleme të mëdha

Teksa ashpërsoi gjuhen ndaj Ramës që refuzoi të merrte pojesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte I kërkuar nga opozita për sqarime...

Komisioni Evropian miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e...

Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...