Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Asambleja Parlamentare e NATO-s ultimatum Serbisë: Barrikadat në veri të hiqen menjëherë. Ja çfarë pritet të ndodhë

Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s (AP e NATO-s), Joëlle Garriaud-Maylam, ka folur rreth situatës së krijuar së fundmi në veri të Kosovës.

Garriaud-Maylam ka shprehur shqetësimin e saj nga këto zhvillime, duke thënë se kërcënimet dhe sulmet nga individë të armatosur janë të papranueshme.

Sipas saj, barrikadat e vendosura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë, ka raportuar ky institucion.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Kërcënimet dhe aktet e përsëritura të frikësimit dhe dhunës nga individë të armatosur, përfshirë sulmin e kësaj fundjave ndaj një patrullimi zbulues të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovë) janë të papranueshme. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Barrikadat e ngritura në veri të Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, është shprehur ajo.

Ajo më tej ka kërkuar nga palët të përmbahen nga dhuna dhe veprimet provokuese dhe të punojnë drejt depërshkallëzimit të situatës.

“Rruga përpara duhet të përshkruhet përmes negociatave të vazhdueshme dhe konstruktive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Të gjitha palët duhet të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut të lehtësuar nga BE. E mirëpres vendimin e fundit të autoriteteve në Kosovë për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore si një hap konstruktiv duke pasur parasysh kontekstin aktual aktual”, ka thënë më tej ajo.

Garriaud-Maylam është shprehur mirënjohëse për shërbyesit e KFOR-it dhe EULEX-it në Kosovë në mbështetje të paqes dhe stabilitetit.

“Vërej se NATO e ka bërë të qartë se KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin e tij të Kombeve të Bashkuara në Kosovë”, ka thënë ajo.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...