“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Gabriel Escobar thotë se nuk është koha për ushtri: Ta përdorim imagjinatën, të mendojmë çfarë sjell e ardhmja


Escobar: Nuk është koha për ushtri, ta përdorim imagjinatën, të mendojmë çfarë sjell e ardhmja.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha të mërkurën në mbrëmje në Beograd se kriza në veriun e Kosovës nuk duhet të militarizohet, ndërsa shprehu besimin për një zgjidhje të shpejtë të situatës në zonë, ku grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore për të pestën ditë me radhë.

Escboar i bëri këto komente në intervistat me televizionin N1 në Beograd dhe Radiotelevizionin e Serbisë të mërkurën, pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç së bashku me të dërguarin evropian Miroslav Lajçak.

“Nuk dua të hyj në hollësi të bisedimeve, por më duhet të them se ka elemente për optimizëm. Përveç kësaj dua të them se na duhet një zgjidhje jo vetëm për krizën aktuale, por na duhet zgjidhje e qëndrueshme në kontekstin e situatës rajonale. Duam ta shndërrojmë këtë krizë në mundësi jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por edhe për gjithë rajonin”, tha Escobar në N1.

Ai tha se bllokadat ne veriun e Kosovës duhet të hiqen nga ata që i kanë vënë dhe se serbët duhet të kthehen në institucionet vendase prej nga u larguan në fillim të muajit nëntor, mes mospajtimeve rreth përdorimit të targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Beogradi paralajmëroi gjatë javës se do të kërkojë nga forcat paqeruajtëse të NATO-s lejimin e kthimit të një numri trupash policore e ushtarake serbe në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Escobar tha se Shtetet e Bashkuara refuzojnë një kthim të tillë, duke nënvizuar se “kriza nuk duhet militarizuar. Ky nuk është momenti për të përdorur ushtrinë, është koha për diplomaci, dialog dhe kompromis sikurse edhe për imagjinatë, të mendojmë se çfarë sjellë e ardhmja e rajonit”.

Ai e ritheksoi kërkesën për fillimin e bisedimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Për Shtetet e Bashkuara është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Për ne është detyrim sepse e kemi përkrahur atë proces dhe një palë politike nuk mund të tërhiqet në mënyrë të njëanshme, kështu që do të kërkojmë mënyra për ta bërë realitet”, tha Escobar në intervistë me Radiotelevizionin e Serbisë.

Latest Posts

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...