Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive: Panel diskutim për Ditës e Arsimit në Gjuhën Turke

Shkup, 15 Dhjetor – Në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, me rastin e Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke, është organizuar Panel diskutimi ku fjalim rasti ka mbajtur Zëvendësministri z. Xhabir Doko, derisa të pranishëm kanë qenë përfaqësues të bashkësisë turke në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Më vjen mirë që sot në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, festojmë me një eveniment adekuat 21 Dhjetorin – Ditën e Mësimit të Gjuhës Turke dhe më gëzon fakti që kemi përfaqësues nga të gjitha nivelet e procesit arsimor, gjegjësisht edukatorë nga arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë, me të cilët besoj se do të dëgjojmë nga dora e parë gjendjen reale në mësimin e gjuhës turke dhe do të mund të zbulojmë të gjitha mangësitë dhe vështirësitë”, është shprehur para të pranishmëve Zëvendësministri, Doko.

Sipas tij, Qeveria vazhdimisht ndërmerr hapa për mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive.

“Mësimi i gjuhës amtare nuk duhet të jetë privilegj, por është një e drejtë kushtetuese, që duhet t’i ofrohet çdo qytetari. Arsimi është një proces shumë kompleks në të cilin vazhdimisht lindin sfida të reja dhe ne duhet të jemi të përkushtuar për tejkalimin e tyre. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdimisht ndërmerr hapa për mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të bashkësive. Dhe padyshim komuniteti turk është një nga shtyllat e shoqërisë sonë që kontribuon për një vend progresiv, të begatë dhe demokratik siç është Maqedonia e Veriut”, ka theksuar Doko.