Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Moti sot kryesisht me vranësira

Shkup, 15 dhjetor – Në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të shiut lokal në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 6, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 14 gradë.

Në Shkup në orët e mëngjesit me kushte për shi të dobët, gjatë ditës vranët dhe me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 9 gradë.

Deri të shtunën temperatura e mëngjesit dhe e ditës do të jenë në rritje. Vetëm në disa lugina me paraqitje të mjegullës ose vranësira dukshëm të ulëta temperatura e ditës do të mbetet më e ulët. Reshje të shiut do të ketë të shtunën, ndërsa nga e diela do të jetë më ftohtë.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...