Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Punëtorët e NPK “Tetovë” hyjnë në grevë, kërkojnë t’u paguhen pagat

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetovë” sot kanë filluar me grevë për shkak të mos pagesës së pagave ndaj tyre. Punëtorët sot kanë shkuar para objektit të NPK “Tetovë” por nuk kanë dal në terren. Shumica prej tyre nuk kanë marrë paga për muajt tetor dhe nëntor.

“Sot jemi mbledhur këtu që shprehim pakënaqësitë për shkak të mos pagesës së pagave për muajt tetor dhe nëntor. Dhe për shkak të kësaj nuk ka sigurime shëndetësore. Nuk mund të shkojmë te mjeku, gjysma e punëtorëve janë të sëmurë, kur shkojnë te mjeku nuk mund të marrin ilaçe. Do të vazhdojmë derisa të paguhen pagat”, thonë punëtorët.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se honorarët e pa paguara për ato në kontratë në vepër do t’i paguaj Komuna. Kjo do të bëhet në përputhje me vendimin nga seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të nëntorit, me 400 mijë euro nga buxheti i komunës që të paguhen honorarët e mbetura. Për punëtorët me punë të rregullt gjegjësisht NPK “Tetova” duhet të gjejë mënyrën për të paguar pagat e ngelura.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...