Bekteshi – Shaqiri: Më ndryshimet kushtetuese do të ndryshohet dhe e ardhmja e vendit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Jegunovcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë...

Punëtorët e NPK “Tetovë” hyn në grevë, kërkojnë t’u paguhen pagat

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetovë” sot kanë filluar me grevë për shkak të mos pagesës së pagave ndaj tyre. Punëtorët sot kanë shkuar para objektit të NPK “Tetovë” por nuk kanë dal në terren. Shumica prej tyre nuk kanë marrë paga për muajt tetor dhe nëntor.

“Sot jemi mbledhur këtu që shprehim pakënaqësitë për shkak të mos pagesës së pagave për muajt tetor dhe nëntor. Dhe për shkak të kësaj nuk ka sigurime shëndetësore. Nuk mund të shkojmë te mjeku, gjysma e punëtorëve janë të sëmurë, kur shkojnë te mjeku nuk mund të marrin ilaçe. Do të vazhdojmë derisa të paguhen pagat”, thonë punëtorët.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami deklaroi se honorarët e pa paguara për ato në kontratë në vepër do t’i paguaj Komuna. Kjo do të bëhet në përputhje me vendimin nga seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të nëntorit, me 400 mijë euro nga buxheti i komunës që të paguhen honorarët e mbetura. Për punëtorët me punë të rregullt gjegjësisht NPK “Tetova” duhet të gjejë mënyrën për të paguar pagat e ngelura.

Latest Posts

Arrestohet Alda Klosi, ish-zyrtarja e lartë së cilës pastruesja i vodhi qindra mijëra euro

Arrestohet nga policia nga Tirana Alda Klosi, ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë. Ish-zyrtarja e lartë, e cila ka qene edhe shefe kabineti...

Scholz: Qeveria gjermane do të vazhdojë të punojë ngushtë me Melonin

Qeveria gjermane dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e saj të ngushtë me udhëheqjen e re italiane nën kryeministren e djathtë Giorgia Meloni, deklaroi kancelari...

BE përgatit më shumë sanksione ndaj Rusisë; Kremlini, gati për sulm

Bashkimi Evropian do të prezantojë paketën e tij të 10-të të sanksioneve kundër Rusisë më 24 shkurt, për të shënuar përvjetorin e agresionit të...