Interi kualifikohet në Kupën e Botës për Klube 2025

Fitorja e Interit ndaj RB Salzburgut nuk do të thotë vetëm se Nerazzurrët janë kualifikuar në fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve pasi...

TË FUNDIT

VIDEO/ Të zhveshur dhe me duart pas kokës, forcat izraelite publikojnë video të të burgosurve palestinezë

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë dhjetëra të burgosur palestinezë në Rripin e Gazës, të cilët janë dorëzuar tek forcat izraelite. Siç...

Vrasjet e grabitjet në Kosovë, Haradinaj me lavdata për Policinë: Na e kthyen besimin te shteti

Kryetrari i AAK-së Ramush Haradinaj, teksa ka folur për sigurinë në vend, ka përmendur vrasjen e Liridona Ademajt, e cila që dyshohet se u...

Cooper: Serbia po rrezikon rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me qëndrimin e saj

Robert Cooper, ish-ndërmjetësi britanik në bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Serbisë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura...

Brenda shtëpisë së Arif Ziberit, yllit të “Elita 5”

Frontmeni i grupit të famshëm muzikor, “Elita 5”, nuk është nga ata të famshëm shumë të ekspozuar. Arif Ziberi, jeton, punon e vepron qetësisht, duke...

Serbia nis kërkesë te KFOR-i për kthimin e ushtarëve dhe policëve në Kosovë

Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten kërkesën, e cila do t’i dërgohet misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

 

Ky vendim është marrë pas mbledhjes që ka mbajtur Qeveria e Serbisë, në të cilën ka marrë pjesë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

 

Vuçiq ka thënë se kërkesa do të dërgohet në mbrëmjen e së enjtes në formë elektronike.

 

Ai ka bërë të ditur se ajo do t’i dorëzohet komandantit të KFOR-it të premten në pikën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

 

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë, Vuçiq ka thënë se e ka të qartë që kërkesa do të refuzohet.

 

Vuçiq ka sqaruar se Serbia është duke kërkuar kthimin e 100 deri në 1.000 trupave, “sipas Rezolutës 1244”.

 

Rezoluta 1244

 

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake. Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

 

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

 

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

 

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

 

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, nuk i është përgjigjur pyetjes së REL-it se si i komenton këto paralajmërime të Serbisë.

 

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 13 dhjetor, ka deklaruar se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga SHBA-ja, dhe se shteti i tij kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se me këtë paralajmërim, Serbia po “kërcënon me agresion” Kosovën.

 

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se territorin e Kosovës nuk do të ketë më kurrë policë dhe ushtarë të Serbisë.

 

Më 15 dhjetor, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it me kërkesën që forcat serbe të sigurisë të kthehen në Kosovë, por sipas tij, kjo është çështje politike, prandaj edhe kërkon zgjidhje politike.

 

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ditëve të fundit, teksa serbët lokalë më 10 dhjetor ngritën barrikada në veri të Kosovës. Ata po kundërshtojnë arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq.

 

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave, ndërkaq Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut./rel

Latest Posts

VIDEO/ Të zhveshur dhe me duart pas kokës, forcat izraelite publikojnë video të të burgosurve palestinezë

Pamje të publikuara në rrjete sociale tregojnë dhjetëra të burgosur palestinezë në Rripin e Gazës, të cilët janë dorëzuar tek forcat izraelite. Siç...

Vrasjet e grabitjet në Kosovë, Haradinaj me lavdata për Policinë: Na e kthyen besimin te shteti

Kryetrari i AAK-së Ramush Haradinaj, teksa ka folur për sigurinë në vend, ka përmendur vrasjen e Liridona Ademajt, e cila që dyshohet se u...

Cooper: Serbia po rrezikon rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me qëndrimin e saj

Robert Cooper, ish-ndërmjetësi britanik në bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë, ka shprehur kritika të ashpra ndaj Serbisë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura...

Brenda shtëpisë së Arif Ziberit, yllit të “Elita 5”

Frontmeni i grupit të famshëm muzikor, “Elita 5”, nuk është nga ata të famshëm shumë të ekspozuar. Arif Ziberi, jeton, punon e vepron qetësisht, duke...

Mos i humbisni

Izraeli pretendon se ka gjetur një nga rezervat më të mëdha të armëve në Rripin e Gazës

Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë pohuar se ushtarët e saj kanë zbuluar një nga depotë më të mëdha të armëve deri më tani në...

RTK ka larguar nga puna mbi 300 punëtorë, paralajmërohet se numri do të ulet edhe më tej…

Bordi i televizionit publik të Kosovës e ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e fundit. Kryetari i deritashëm i këtij bordi, Besnik Boletini shkroi në Facebook se...

50% mbulesë e shpenzimeve të rrugës/ Grubi: Lehtësojmë barrën e transportit për administratën

Zëvendës kryeministri i parë Grubi, përmes një postimi të fundit ka bërë me dije se në seancën e sotme të Qeverisë janë bërë ndryshime...

Grubi: Miratuam shpronësimin e 45 parcelave për ndërtimin e Korridorit 8

Në seancën e sotme qeveritare janë miratuar vendimet për shpronësimin e 45 parcelave për ndërtimin e Korridorit 8. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri...