Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Liderët e BE-së konfirmojnë statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në samitin që u mbajt më 15 dhjetor në Bruksel, konfirmuan statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën

 

“Këshilli Evropian mbështet konkluzionet Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së, të datës 13 dhjetor 2022, për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit, dhe pranon t’i japë Bosnje e Hercegovinës statusin e vendit kandidat”, thuhet në konkluzionet e miratuara nga liderët e BE-së, në të cilat Evropa e Lirë pati qasje.

 

Vendimi për dhënien e statusit kandidat për Bosnjën tashmë është marrë nga ministrat përgjegjës për çështje evropiane në takimin e mbajtur më 13 dhjetor dhe konfirmimi i sotëm është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat.

Në tetor, Komisioni Evropian rekomandojë dhënien e statusit kandidat dhe anëtarësimin e plotë të Bosnjës në BE, por tha se shteti duhet të përmbushë disa kritere.

 

 

Në mesin e kritereve të vendosura për Sarajevën ishin miratimi i ndryshimeve në ligjet për gjykatat dhe prokuroritë, miratimi i një ligji për parandalimin e konfliktit të interesit, ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe sigurimi i funksionimit të disa mekanizmave për përshtatjen e programeve kombëtare me ato të BE-së.

 

 

Me Bosnje e Hercegovinën bëhen nëntë shtetet që kanë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

 

 

Shtetet tjera janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia./rel

Latest Posts

Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë

Në Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet të...

Si mbërritën deri tek akpadia penale ndaj ish-presidentit, prokurorët e Manhatanit?

Akuza penale e ngritur ndaj ish-Presidentit Donald Trump në Nju Jork, rrjedh nga një pagesë për të siguruar heshtjen e aktores së filmave pornografikë...