Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...

Flasin dëshmitarët pas atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë: U krijua panik


Atentati ndaj 2 shqiptarëve në Athinë, flasin dëshmitarët.

Dy shqiptarë kanë mbetur të vrarë gjatë një atentati në mes të lokalit në Athinë.

Një dëshmitar okular përshkruan ngjarjen duke thënë se ka shkaktuar shumë panik.

“Ishim duke ngrënë dhe dëgjuan të shtëna. U futëm në panik. Pas pak minutash mbërriti policia dhe më pas një ambulancë. Burri që morën në ambulancë ishte gjallë. Por brenda dyqanit ishte ende një burrë i mbuluar me çarçaf”.

E përditshmja greke “Protothema” ka publikuar edhe momentin e vrasjes të fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit. Autori mban në kokë kapuçin e xhupit dhe në fytyrë një maskë anti-Covid dhe futet në lokal ndonëse ka qenë i mbushur me klientë.

Ai afrohet te tavolinat e jashtme të lokalit në lagjen “Nea Smyrni” dhe hap zjarr me pistoletë duke qëlluar drejt objektivave. Më pas u largua qetësisht. E plagosur ka mbetur edhe një grua që dyshohet se është pronarja e lokalit.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht janë të paqarta. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e saj. Pista e parë është larja e hesapeve.

Latest Posts

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...

Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...