Grubi: Ftoj edhe VMRO të kontribuoj në ndërtimin e Maqedonisë europiane

Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të...

Fundoset anija e marinës tajlandeze, bllokohen mbi 100 marinarë

Një anije detare tajlandeze u përmbys gjatë një stuhie në Gjirin e Tajlandës të dielën mbrëma, duke bllokuar kështu më shumë se 100 marinarë.

 

Sipas autoriteteve tajlandeze, rreth 80 anëtarë të ekuipazhit janë tërhequr, por kanë mbetur edhe rreth 30 marinarë të bllokuar, pasi HTMAS Sukhotai u fundos.

 

Nuk raportohet për viktima, por tre anëtarë të ekuipazhit janë në gjendje kritike.

 

Zyrtarët thanë se anija u fundos pasi i hyri uji, i cili përmbyti trupin e saj.

 

Anija u fundos rreth orës 23:30 me kohën lokale të dielën.

 

“Kanë kaluar më shumë se 12 orë, por ne do të vazhdojmë të kërkojmë”, tha një zëdhënës i marinës për BBC.

 

Tri anije detare dhe helikopterë u dërguan për ta ndihmuar HTMAS Sukhotai, por vetëm njëra arriti në anije përpara se të fundosej.

 

U shpëtuan 75 nga 106 marinarët në bordin e Sukhotai, tha marina.

 

Që nga mëngjesi i së hënës, 31 nga 106 anëtarët e ekuipazhit janë ende “në ujë”, vazhdon deklarata./rel

Latest Posts

Vriten me thikë dy gra në një qendër myslimane në Portugali

I dyshuari për vrasjen me thikë të dy grave në një qendër myslimane ismailite në Lisbonë është qëlluar nga Policia portugeze.   Gratë ishin anëtare të...

Zenku – Aliu: Fronti pro-europian betonon bindjen e shumicës së shoqërisë për integrim në BE

“Ndikimi rus vërehet tek blloku politik maqedonas. VMRO-DPMNE dhe E majta dita ditës po izolohen. Informacionet flasin që ka deputetë nga VMRO-DPMNE me orientim...

Pas 3 muajsh konsultime/ Miratohet ligji për tatimin e profesioneve të lira

Pas 3 muajsh konsultime, projektligji për tatimin e profesioneve të lira u miratua në Komisionin e Ekonomisë, mes debatesh dhe kundërshtimesh nga ana e...