
Një luftanije është fundosur si pasoje e një stuhie në Gjirin e Tajlandës dhe për pasojë 31 marinarë rezultojnë të zhdukur. Në luftanije ndodheshin më shumë se 100 anëtarë të ekuipazhit.
Autoritetet kanë deklaruar se janë shpëtuar 75 prej tyre, por 31 janë ende të zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar gjatë natës për të gjetur marinarët.
Zyrtarët thanë se anija u fundos pasi uji depërtoi fillimisht ne ambientin ku ishin vendosur panelet e energjisë. Ekuipazhi luftoi për të mbajtur kontrollin e anijes, e cila u fundos rreth orës 23:30. Tre anije dhe helikopterë u dërguan për të ndihmuar, por vetëm njeri prej mjeteve arriti përpara se luftanija të fundosej.