“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Policia deklarohet për thyerjen e xhamave të disa lokaleve në Veri, Policia: Dyshohet se mund të jetë vepër e strukturave kriminale


Thyerja e xhamave të disa lokaleve në Veri, Policia: Dyshohet se mund të jetë vepër e strukturave kriminale.

Policia e Kosovës ka reagua pas raportimeve se në Veri të Kosovës janë thyer xhamat e disa lokaleve.

Pas hetimeve të Policisë dyshohet se kjo mund të jetë vepër e grupeve kriminale.

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu është Policia është duke punuar për të identifikuar sulmuesi.

“Policia e Kosovës me njësitet e saj, përfshirë edhe njësinë kundër terrorizmit po ndërmerr veprime intensive në hetimin e këtij rasti për identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë kryerësve të këtyre veprave kriminale.

“Fushatat propaganduese të ditëve të fundit nga qarqe politike e media kryesisht serbe, kundërshtohen fuqishëm nga Policia e Kosovës dhe kërkohet nga qytetarët dhe mediat në përgjithësi që çdo informacion të ndjeshëm ta konfirmojnë përmes autoriteteve kompetente, respektivisht zyrës për media në Policinë e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe posedimit të informatave të sakta dhe në kohë reale”, përfundon njoftimi.

Latest Posts

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...