Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Sunak: Duhet të dobësohet aftësia e Rusisë për t’u rigrupuar

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se Perëndimi duhet të punojë për të dobësuar “aftësinë e Rusisë për t’u rigrupuar”, teksa Moska po vazhdon luftën e agresionit kundër Ukrainës.

 

 

Sunak i bëri këto komente gjatë një samiti të Forcës së Përbashkët të Ekspeditës, të mbajtur në Riga. Kjo forcë, që udhëhiqet nga Britania, përbëhet nga dhjetë shtete të Evropës Veriore dhe ka për synim të reagojë më shpejt në rast të ndonjë kërcënimi, sikurse kërcënimi që tashmë paraqet Rusia.

 

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, foli përmes video-lidhjes. Ai tha se Rusia po përdor dronë Shahed, të prodhimit iranian, për të sulmuar shtetin e tij, duke theksuar se 34 dronë të tillë janë përdorur në sulmet e fundit që kanë ndodhur gjatë natës.

 

 

“Këta dronë Shahed janë të kontigjentit të ri që Rusia ka marrë nga Irani, 250 njësi, kaq shumë dronë tashmë ka marrë shteti terrorist. Raketat ruse dhe dronët iranianë po përdoren vazhdimisht për të kryer sulme”, tha Zelensky.

 

 

Irani ka pranuar se e furnizon Rusinë me dronë, por ka insistuar se dërgesat janë bërë para se Moska të niste pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

 

 

Javën e kaluar, Bashkimi Evropian miratoi një pako të re të sanksioneve, që ka për qëllim të rrisë presionin ndaj Rusisë për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Kjo pako sanksionesh ka në shënjestër ushtrinë ruse, por edhe njerëzit dhe grupet që janë të përfshirë në sulmet ndaj civilëve ukrainas.

 

 

Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e BE-së, por ka vendosur ndaj Rusisë sanksione të ngjashme sikurse të bllokut.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...