Është shoqëruar me debate të ashpra seanca e sotme plenare.
Deputetët e dy grupeve të PD janë përplasur mes njëri-tjetrit, si dhe me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën.
Ka qenë deputeti Flamur Noka ai i cili i kërkoi “llogari” kryeparlamentares Lindita Nikolla se përse e ka nxjerrë nga grupi parlamentar, teksa e paralajmëroi se do të bënte një padi kundër saj.
“Pse më keni nxjerrë nga grupi parlamentar i PD-së. Më ktheni përgjigje, ndryshe nesër dorëzoj padinë”, tha Noka.
Nikolla iu përgjigj: “Ju bëj me dije se nuk është as çështje e Kushtetutës dhe as e Kodit Zgjedhor. Unë kam marrë në administrim një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD-së, në zbatim të rregullores së Kuvendit çdo vendimmarrje lidhet me zbatimin e brendshëm të tyre. Ka patur raste si nga opozita dhe pozita përjashtimi nga grupi parlamentar. Ndaj ju bëj me dije se çështja që parashtroni nuk është një çështje imja”.
Pas kësaj pati edhe kundërshti nga deputetët e tjerë, ndërsa Enkelejd Alibeaj dëgjohet teksa thotë: “Je kokrra e legenit”.
Ndërkohë që deputeti Edmond Spaho tha se deputetët nuk janë zgjedhur nga Alibeaj, por nga demokratët.
Ndërsa Bylykbashi tha se vendimi është antikushtetues.
“Vetëm deputeti heq dorë dhe ikë në një grup tjetër. Çdo akt tjetër është antikushtetues. Juve tundët një copë letër, ajo shërben për të mbajtur peng opozitën në Shqipëri. Një qëllim keni ju përfshirë edhe atë që ndodhi më 6 dhjetor qëllimi është që të shpërbëni pluralizmin politik duke shpërbërë PD-në, por këtë nuk do ta rrini dot. Nëse nuk keni marrë vendim vëreni firmën tuaj aty poshtë në çdo rast akti juaj është Në lidhje me personazhin që foli pas meje shqiptarët na krahasojnë shumë mirë. E kujton me sa para ke ardhur në Tiranë. Nuk mundet që një simbol i shkeljes së Kushtetuës”, tha Bylykbashi.