Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...

Vuçiq i zemëruar nga paralajmërimi se Turqia do ta furnizojë Kosovën me dronë “Bayraktar”


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Azerbajxhani, ku po qëndron për vizitë ka shprehur zemërim ndaj Turqisë pas paralajmërimit se ky vend do të furnizojë Kosovën me dronët “Bayraktar”. Ai gjithashtu i është përgjigjur ashpër ambasadorit gjerman në Kosovë, pasi ky i fundit tha se barrikadat në veri duhet të hiqen.

Vuçiq, duke komentuar lajmin se Turqia do të armatosë Kosovën me dronët “Bayraktar”, tha se kjo do të ndikojë më marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Nuk është as lajm i lehtë dhe as i mirë për ne dhe kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin Erdogan”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Sipas mediave serbe Vuçiq tha se shpreson që së shpejti do të mund të mburren me një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë dhe avionëve të tjerë.

Presidenti serb ka komentuar edhe deklaratën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, i cili ka thënë se barrikadat në Kosovë duhet të hiqen deri në Krishtlindje.

“Zoti Rode [ambasadori gjerman në Kosovë] është i njohur për deklaratat e tij antiserbe”, tha Vuçiq

Për ambasadorin Rode, Vuçiq tha se “përfaqësuesi gjerman mendon se mund të përcaktojë se çfarë lloj fasule mund të hahet në Mitrovicë dhe çfarë nuk mund të hahet në Zubin Potok”.

“Ky është një kërcënim për popullin serb”, tha Vuçiq dhe kujtoi se Rode nuk tha asgjë për mos formimin e Asociacionit.

“Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”, tha Vuçiq.

Ministri i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka tha se Kosova po zhvillon negociata në çështjen e blerjes së “Bayraktar”.

Latest Posts

Nëse i shihni diku këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia shpall në kërkim dy persona nga Drenasi Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat...

Berisha kërcënon Ramën para 11 shkurtit: Largohu, ose do përballesh me probleme të mëdha

Teksa ashpërsoi gjuhen ndaj Ramës që refuzoi të merrte pojesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte I kërkuar nga opozita për sqarime...

Komisioni Evropian miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e...

Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...