Kurti përuron parkun e lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka përuruar parkun e lodrave në lagjen e komuniteteve në Gjyrkoc të Shtimes.

Përmes një komunikate për media, bëhet e ditur se ky park ka sipërfaqe prej 2.200m² dhe është përfunduar për 2 muaj e gjysmë.

“Në prani të fëmijëve, mësuesve e qytetarëve shqiptarë dhe ashkalinjë, banorë të Gjyrkocit, u përurua parku me sipërfaqe 2.200m². Për vetëm dy muaj e gjysmë, në bashkëfinancim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Shtimes, është realizuar ky park me mbi 70% hapësira gjelbëruese, me 570 pemë të mbjella, 9 lloje të ndryshme të lodrave, 52 shtylla ndriçimi, parking për vetura dhe 330m² shtigje për ecje.”

Së bashku me Kurtin në përurim i pranishëm ishte edhe Kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.