Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Putin: Ushtria ruse po përballet me probleme në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se ushtrisë ruse iu desh të mësonte dhe të rregullonte problemet me të cilat u përball në Ukrainë, duke premtuar se do t’i japë ushtrisë çfarëdo që i nevojitet për të vazhduar luftën.

 

Gjatë një fjalimi para shefave të mbrojtjes në Moskë, Putin tha se nuk ka kufizime financiare për atë që Qeveria do të ofrojë, në kuptim të pajisjeve ushtarake.

 

“Ne nuk kemi kufizime financiare. Shteti dhe Qeveria po ofrojnë gjithçka që ushtria po kërkon”, tha ai.

 

Putin e pranoi se mobilizimi i 300.000 rezervistëve, që ai e shpalli në shtator, nuk ka shkuar ashtu siç ishte planifikuar.

 

“Mobilizimi i pjesshëm që u krye shfaqi disa probleme, siç e dini të gjithë, që duhen menjëherë të adresohen”, tha ai.

 

Ai po ashtu iu referua edhe problemeve të tjera, të cilat nuk i specifikoi, me të cilat tha se ushtria është përballur dhe shtoi se për rregullimin e tyre kërkohet kritikë konstruktive.

 

“I kërkoj Ministrisë së Mbrojtjes që të shikojë të gjitha nismat civile, përfshirë edhe ato që përmbajnë kritika, dhe t’iu përgjigjet në mënyrë të duhur”, tha ai.

 

Putin edhe më herët ka pranuar se ushtria ruse është përballur me probleme. Të martën, ai u tha zyrtarëve të sigurisë se situata në katër rajonet në Ukrainë, që Rusia pretendon se janë pjesë e saj, “ishte e komplikuar”.

 

Putin po ashtu në fillim të dhjetorit ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

 

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt dhe fillimisht mori nën kontroll pjesë të mëdha në lindje dhe jug të Ukrainës. Por, së fundi ushtria ruse ka pësuar një sërë disfatash në fushëbetejë./rel

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...