“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Blinken kërkon nga Kina të ndajë informacione për shpërthimin e ri të COVID-19

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i bëri thirrje Kinës që të ndajë informacione për shpërthimin e ri me COVID-19 që po përjeton ky shtet, duke shtuar se rritja e numrit të rasteve ka ndikuar në botë. Blinken sërish tha se SHBA-ja është e gatshme që t’i japë vaksina amerikane Kinës. “Është e rëndësishme për të gjitha shtetet, përfshirë Kinën, të përqendrohen në vaksinimin e qytetarëve, që testimet dhe trajtimet të jenë të qasshme dhe më e rëndësishmja, të ndajnë informacionet me botën lidhur me problemet me të cilat po përballen”, tha Blinken gjatë një konference për media më 22 dhjetor.

 

 

“Ka ndikime jo vetëm për Kinën, por për gjithë botën”, tha Blinken.

 

 

Ai tha se Kina nuk ka kërkuar për ndihmë. Pekini është varur nga vaksinat e prodhuar në vend, që shumë ekspertë ndërkombëtarë kanë argumentuar se kanë efekt më të vogël sesa vaksinat e prodhuara në SHBA. “Ne jemi të përgatitur që të ndihmojmë këdo që kërkon ndihmë”, tha Blinken. Blinken, që planifikon ta vizitojë Pekinin në fillim të vitit 2023 teksa tensionet mes dy shteteve kanë filluar të bien, tha se SHBA-ja ka interes humanitar dhe interes të vetin që të kufizojë shpërthimin e COVID-it në Kinë. “Çdoherë kur virusi shpërndahet apo lëvizë nëpër botë, ka mundësi që të zhvillohet një variant i ri, një variant që përhapet më tej dhe vjen na godet ne dhe shtetet tjera”, tha ai. “E keni parë se ka ndikime të qarta në ekonominë globale”, tha Blinken, duke iu referuar politikave për COVID-19 të Kinës, që është ekonomia e dytë më e madhe në botë.

 

Kina, ku COVID-19 u zbulua për herë të parë tre vjet më parë, ka ndjekur një politikë të ashpër kundër virusit. Por, pas disa protestave gjatë këtij muaji, Pekini ndryshoi politikën e saj për koronavirus.

Latest Posts

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...