“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Kryeministri Kurti: Kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Asllani – aty zakonisht janë edhe fitoret


Kurti: Kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Asllani – aty zakonisht janë edhe fitoret.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sporti ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë.

Kurti potencoi se edhe atëherë kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Kosovare Asllani – në fillimisht jemi në ethe të ndeshjes, e pastaj festojmë, sepse ku janë sportistët tanë, aty zakonisht janë edhe fitoret.

“Sportistët dhe sportistet tona, të gjithë ju, shumë prej të cilëve po i shoh edhe sonte këtu, jeni model për të rejat e të rinjtë, e frymëzim për të gjithë neve. Qofshin kampionë të mëdhenj si ju, apo thjesht pjesëmarrës entuziastë në sport, sportistët janë ata që vazhdojnë të dëshmojnë rëndësinë e përkushtimit, disiplinës e të pasionit. Ju jeni ata që na kujtoni se si: maturia, qëndresa dhe besimi, mbeten instrumentet më të mira për të shkëlqyer – jo vetëm në sport, por në secilën përpjekje”, ka thënë Kurti.

“Sporti ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë. Në çdo paraqitje të reprezentacioneve dhe klubeve të Kosovës, dhe jo vetëm – por edhe atëherë kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Kosovare Asllani – në fillimisht jemi në ethe të ndeshjes, e pastaj festojmë, sepse ku janë sportistët tanë, aty zakonisht janë edhe fitoret”.

Kurti tregoi se me mbi 300 aktivitete sportive të zhvilluara në Kosovë, e me pjesëmarrje në mbi 200 aktivitete ndërkombëtare, sportistët tonë përveç lojës në terrene sportive, kanë luajtur goxha edhe me zemrat tona.

Latest Posts

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...