“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Mesazhi tradicional i Krishtlindjes këtë vit i kushtohet paqes

Kur mbeten vetëm pak orë nga mesha tradicionale e vigjiljes së Krishtlindjes, e cila mbahet në mesnatë, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra, mesazhin e tij të përvitshëm ia kushtoi paqes në fund të një viti të shenjuar nga lufta, e cila, tha ai, është duke prishur fytyrën e bukur të Europës me plagë të thella.

 

 

“Ndërsa fuqitë botërore janë duke u përpjekur që të vlerësojnë pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë dhe të kërkojnë mënyra kontrete për zgjidhjen e konfliktit, ekonomia botërore po vuan efektet e kësaj lufte me varfërimin e mëtejshëm të shtresave më të varfëra. Në mënyrë të veçantë e ndjejnë vendet e Evropës Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë tonë”.

 

 

Çdo luftë, tha imzot Massafra, është gjithmonë e gabuar, sepse dëmton dinjitetin e njeriut, pa llogaritur dëmtimet katastrofike në mjedis dhe ekonomi. Ndaj, për besimtarët nuk mjafton vetëm të urrejnë luftën, por duhet të punojnë për të sjellë paqen, si brenda vetes, ashtu dhe aty ku ata jetojnë e punojnë.

 

 

“A nuk është shkaku i luftës dhe i vrasjeve mbjellja dhe shitja e drogës, mosrespektimi i të drejtave të njeriut, i të drejtave të punëtorëve, i të drejtave të sëmurëve pa kërkuar dhe pa pretenduar ryshfet, i të mirës së përbashkët, i shtëpisë tonë të përbashkët? Këto janë disa nga fushat ku secili prej nesh mund të sjellë paqe”.

 

 

Tema e paqes, tha imzot Massafra në mesazhin e tij, duhet të mbizotërojë këtë vit të mbushur me luftëra. Ndaj, tha ai, të angazhohemi të gjithë për të krijuar një kulturë të paqes në shërbim të familjes, shoqërisë dhe gjithë njerëzimit.

Latest Posts

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...