Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

E para Kosova në listën e vatrave më të rrezikshme të krizës për vitin 2023


Kosova e para në listën e vatrave më të rrezikshme të krizës për vitin 2023.

Rrjeti editorial i Gjermanisë (RND) e përfshiu Kosovën në mesin e shtatë vatrave më të rrezikshme të krizës në vitin 2023.

RND tregon se është e qartë se lufta është kthyer në Evropë dhe se të gjithë mund ta shohin këtë përmes agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe thekson se në vitin e ri, konfliktet kërcënojnë nga Kosova e deri në Lindjen e Mesme.

“Rreziku që vatrat e krizës të shndërrohen në konflikte të armatosura është rritur, sepse nën hijen e agresionit rus, vërehet se marrëdhëniet mes palëve në konflikt po përkeqësohen. Pragu i dhunës ushtarake është ulur, gjë që tregohet nga loja muskulore e Kinës ndaj Tajvanit, apo veprimi ndëshkues i Erdoganit në zonat kurde siriane. Bota po shikon Ukrainën dhe duket se luftënxitësit në mbarë botën po e gabojnë këtë si një ftesë për të treguar muskujt e tyre”, nënvizon RND.

Në vendin e parë në listën e shtatë vatrave të krizës, që RND pret të pushtojë botën në vitin 2023, është Kosova.

Situata në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është tejet shpërthyese, thuhet në grupin mediatik.

RND raporton se mediat lokale kanë raportuar shpërthime, të shtëna dhe bllokada rrugësh që nga mesi i dhjetorit.

Lidhur me këtë, RND thekson se persona të maskuar mund të shiheshin në barrikada më 11 dhjetor, duke bllokuar rrugët më të rëndësishme rrugore për në Serbinë qendrore.

Ai gjithashtu raporton se EULEX-i njoftoi se patrulla e tij ishte sulmuar me një bombë trullosëse.

Gjithashtu, RND raporton se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka kërkuar kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të cilin qeveria e Kosovës e konsideron si provokim agresiv.

RND rikujton se sipas Marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999, Serbia pranoi tërheqjen e të gjitha forcave të sigurisë nga Kosova, sepse vetëm kështu mund të vendoset paqja.

“Kërkesa e Vuçiqit për forcat e sigurisë është konsideruar si retorikë lufte nga Kosova. Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Berbok, e ka cilësuar në Twitter një kërkesë të tillë si krejt të papranueshme”, kujton RND.

Për integrimin e serbëve, kryesisht në veri, në strukturat e Kosovës është rënë dakord me Marrëveshjen e Brukselit dhe, siç shkruan RND, me mbështetjen e qeverisë serbe në Beograd, “qarqet nacionaliste serbe në Kosovë po bëjnë gjithçka për ta parandaluar atë edhe me dhunë”.

“Tani në veri po ndërtohen sërish institucione paralele, të cilat sipas marrëveshjes së Brukselit duhet të shpërbëhen. Qeveria nacionaliste serbe nën presidentin Vuçiq, me mbështetjen e Rusisë, inkurajohet të rishikojë rezultatin e luftës së humbur në 1999. Vuçiq pretendon se serbët në Kosovë janë të shtypur dhe se ka plane për t’i dëbuar nga Kosova, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dëshiron bashkëpunim me serbët dhe Evropa po përpiqet të bëjë presion mbi kandidatin për anëtarësim., pra Serbisë”, raportojnë mediat.

Si vatrat e mëtejshme të krizës për vitin 2023, RND rendit konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, Turqisë dhe Greqisë, Kinës dhe Tajvanit, Bosnje dhe Hercegovinës, Rusisë dhe Kazakistanit, Kinës dhe Indisë

Latest Posts

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Mos i humbisni

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...