“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Neziri: Kushtetuta s’i përket vetëm një partie a qeverie, por edhe opozitës

Ndryshimet kushtetuese nuk janë punë e një partie apo qeverie. Zbatimi i propozimit francez është parakusht për ecjen përpara të vendit drejt BE-së, kështu e komenton idenë e Lëvizjes Besa që ndryshimet kushtetuese të miratohen me kushtin e mbajtjes së zgjedhje të parakohshme parlamentare, analisti politik Xhelal Neziri.

“Është legjitime që opozita të kërkojë kompromise me qeverinë. Punë e opozitës është të kritikojë pushtetin dhe të kundërshtojë politikat e pushtetit. Megjithatë, ndryshimet kushtetuese nuk janë çështje e një partie apo qeverie. Zbatimi i Propozimit Francez është parakusht për ecjen para drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Agjenda evropiane duhet të jetë prioritet për të gjitha partitë, pa marrë parasysh nëse janë në pushtet apo opozitë”, deklaroi Neziri për Indeks.mk

Duke folur për nevojën e miratimit të një ligji për veting, Neziri thotë se ky është një hap i madh drejt reformave rrënjësore të institucioneve, partive politike por edhe shoqërisë në përgjithësi.

“Vetingu vendos kritere ligjore dhe etike për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pozita dhe funksione shtetërore apo publike duhet së pari të lustrohen. Drejtësia dhe politika janë dy burimet e të gjitha krizave dhe ngërçeve që pamundësojnë zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. Këto janë sfera që ka kohë që shihen si mundësi për pasurim të shpejtë. Prandaj vetingu është i nevojshëm që politika të fillojë të shihet si shërbim, e jo si biznes”, theksoi Xhelal Neziri – analist politik.(Indeks.mk)

Latest Posts

Nga emigrantët e paligjshëm tek siguria kibernetike, zbardhet takimi Rama-Sunak

Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij britanik, Rishi Sunak është zbardhur përmes një deklarate të përbashkët për mediat.   Në deklaratën e publikuar...

Sondazhet: Mbështetja për Biden drejt rënies

Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie të vogël krahasuar me një muaj më parë, duke ju afruar nivelit më të ulët...

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...