Deputeti gjerman: Ka nevojë që BE t’i japë një sinjal të qartë Serbisë


Për zhvillimet e fundit në veri, ka reaguar edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss.

“Kërcënimet ushtarake të Serbisë dhe bllokimi i pikave kufitare janë të papranueshme. Ne kemi nevojë për një sinjal të qartë nga BE për qeverinë serbe”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas tij, duhet të ndalet menjëherë përshkallëzim.

Ndryshe, deputeti i Bundestagut gjerman, Christoph Ploss, di të më parë ka vizituar Kosovën.

Kurse ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka falënderuar deputetin gjerman.

“BE-ja duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë se e vetmja rrugë për në Evropë është njohja e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter.