Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada. Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë...

TË FUNDIT

Mariçiq: Nacionalizmi së bashku me dezinformatat janë sëmundjet më të rënda të demokracisë

Maqedonia e Veriut është projektuar të jetë model i suksesshëm multietnik. Prandaj është e rëndësishme që atë model ta mbrojmë në mënyrë të duhur,...

MASH: Bashkësia ndërkombëtar me mbështetjen t në përpjekjet për të mundësuar të drejtën për gjuhën amtare të çdo fëmije

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë qëndrim identik kur bëhet fjalë për mundësimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare...

Zbulohet pasuria/ Komuna e zhytur në borxhe, qyteti në gjendje katastrofike, por Bilall Kasami është milioner (Dokument)

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri...

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin...

Fluks i madh i bashkatdhetarëve te Dheu i Bardhë, kolona në hyrje deri në 100 metra


Pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, Dheu i Bardhë vazhdon të jetë e ngarkuar nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare, e cila ua mundëson hyrjen në territorin e Kosovës.

Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritjet për në hyrje zgjasin 10 deri në 20 minuta ndërkaq në dalje prej 5 deri në 10 minuta.

Kolona në hyrje të kësaj pike raportohet të jetë nga 80 deri në 100 metra.

Të martën mbrëma, në pikën kufitare në Merdar, nga ana e Serbisë u vendosën barrikada duke ua pamundësuar bashkatdhetarëve ardhjen në Kosovë nga kjo pikë.

Megjithatë, ata shfrytëzuan rrugën alternative siç është ajo e pikës kufitare te Dheu i Bardhë, e cila orët e fundit u raportua si më e ngarkuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdar”, e cila për shkak të kësaj bllokade, është mbyllur për qarkullim.

“Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare ‘Jarinjë’, ‘Bernjak’ dhe ‘Merdare’, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në komunikatën për media nga policia.

Mbrëmjen e 27 dhjetorit, Ministria e Jashtme teksa bëri të ditur se “grupet kriminale serbe” bllokuan kufirin në Merdar, ftoi të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ata të diasporës që t’i shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për të arritur në Kosovë.

Për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, që nga 10 dhjetori janë mbyllur përkohësisht edhe dy pika të tjera kufitare me Serbinë, ato në Jarinjë dhe Bërnjak.

Bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës ka hyrë në ditën e 19.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Që nga 6 dhjetori, në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – janë shënuar disa incidente të armatosura.

Sulme ka pasur edhe ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, të martën e 27 dhjetorit, Policia e Kosovës ka konfirmuar se është vendosur një barrikadë e re në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan te vendi i njohur si Kërshi i Dudës.

Latest Posts

Mariçiq: Nacionalizmi së bashku me dezinformatat janë sëmundjet më të rënda të demokracisë

Maqedonia e Veriut është projektuar të jetë model i suksesshëm multietnik. Prandaj është e rëndësishme që atë model ta mbrojmë në mënyrë të duhur,...

MASH: Bashkësia ndërkombëtar me mbështetjen t në përpjekjet për të mundësuar të drejtën për gjuhën amtare të çdo fëmije

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë qëndrim identik kur bëhet fjalë për mundësimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare...

Zbulohet pasuria/ Komuna e zhytur në borxhe, qyteti në gjendje katastrofike, por Bilall Kasami është milioner (Dokument)

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri...

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin...

Mos i humbisni

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi...

Besimi: Nuk mendoj për kryeministër të Qeverisë teknike, në BDI ka mjaft zgjidhje kadrovike të cilët mund ta bëjnë atë

Ministri i Financave dhe anëtar i kryesisë së lartë të BDI-së, Fatmir Besimi theksoi se nuk mendon për kryeministër të Qeverisë teknike. Ai potencoi...

Grubi: Duke shërbyer ndaj idealeve përparimtare të vendit, nderojmë kombin dhe flamurin shqiptarë

Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u mbajt sot në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut Akademi Solemne me rastin...

Izraeli e konfirmon: Hamasi liroi 12 pengje, mes tyre 10 gra

Ministria e Mbrojtjes izraelite ka konfirmuar lirimin e 12 pengjeve të Hamasit, mes të cilëve 10 gra izraelite. Pengjet e liruara i janë...

NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve...