Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Rada Trajkoviq ka tri pyetje për Aleksandar Vuçiqin rreth barrikadave në veri të Kosovës


Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, pas konferencës së sotme për media të presidentit të Serbisë, ka shtruar tre pyetje në drejtim të Aleksandar Vuçiqit lidhur me barrikadat në veri të Kosovës.

“1. Pse ‘Lista Serbe u bë naive për katër baza’ në veri? 2. A nuk ishin të vetëdijshëm rreth “përballjes së mundshme katastrofale me NATO-n” përpara se të nxisnim njerëzit në barrikada dhe të ngrinim gatishmërinë luftarake? 3. Cili ishte në fakt qëllimi i barrikadave dhe interesi (privat) i kujt ishte?”, ka pyetur Trajkoviq në Twitter.

Gjatë krizës në barrikada, në mesin e dhjetorit, Rada Trajkoviq u ndalua rrugës për në Kosovë ku e priste në takim ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Akoma më gjatë u ndalua gjatë rikthimit për në Serbi, transmeton Telegrafi.

Ajo është transportuar nga kufiri në spitalin e Prokuplës. Autoritetet shtetërore nuk dhanë shpjegim zyrtar për këtë ndalim, ndërsa Trajkoviq, e cila me profesion është mjeke, publikoi foto të të nxirave në trup, duke pretenduar se ato ishin pasojë e qëndrimit gati 24 orësh në kufi me Merdaren.

Partia Radikale Serbe e Vojisllav Sheshelit publikoi informacione në YouTube se ku punojnë tre fëmijët e rritur të Trajkoviqit.

Ajo më vonë njoftoi në Twitter se vajza e saj u ndalua në mënyrë të pashpjegueshme në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, por se ajo arriti të kthehej në Londër.

Latest Posts

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Mos i humbisni

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...