Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Njihuni me 97-vjeçaren e cila merret ende me punë dore


Është 97-vjeçare, por ende merret me punë dore.

I ka punuar me shumë kujdes. E ndonëse është në moshë të shtyrë, çdo ditë të saj e kalon duke bërë punime të veçanta.

Gjemile Asllani ka bërë koleksion veshmbathjesh të cilat ka filluar madje edhe t’i shesë.

97 vjeçarja nga fshati Kasterc i komunës së Suharekës punën e dorës e kishte mësuar nga e ëma e saj.

Mirëpo veshjet kombëtare mësoi të bëjë vetëm pas luftës.

“Punën e dorës e kam mësu prej fillimit kur jam kanë çikë. Marojshmi çorapa, kanaca, shoka, a ktu me kërrabza s’kena punu qaq, po jam ardhë e re, tani qaq shumë sun nejsha, e sa isha çikë shkojsha te gjaja, e merrsha për ni çorape me veti, herë na hupshin kërrabzat tu lujt me çika e qeshtu. Veshje kombëtare ja kam nisë përniherë mas lufte, se përpara s’kam punu”, thotë Asllani për Tëvë1.

Përveç punës së veçantë që bën, ajo kishte një martesë jo të zakonshme.

E martuar në moshën 14 vjeçare, Asllani erdhi nuse në një shtëpi të cilën atëkohë shfrytëzohej si shkollë.

“Erdha e re, e gjeta veç këtë burrë temin, ish kanë shpia jonë shkollë, n’qat shkollë unë jam ardhë nuse….”, thotë ajo.

Gjemile Asllani ka edhe një dëshirë.

Ajo thotë se derisa të mundet do të punojë jelekun kombëtar.

“Ojnat i marojsha, jelekat i marojsha me kërrabëza, tani ju qitsha lula, i kepsha me gjilpanë, jo me maqinë, me maqinë s’ja nisi hiç, i hijeshofsha, i ndriqsha edhe hala n’mujsha me maru du me maru. N’mujsha jeleka kombëtar du me maru se këto çorapet s’po i bajnë mall ma”, .

Punimet e saj tashmë i përdorin edhe nxënësit për festa në shkolla.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...