Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada. Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë...

TË FUNDIT

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar për rolin e aleancës...

Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar hiç!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë. “Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai...

Festa e 28 nëntorit: Shqipet e Londrës bllokojnë rrugët, arrestohen disa persona

28 nëntori u festua edhe në Angli.Rrugët e Londrës, u bllokuan nga mijëra shqiptarë duke mbajtur flamuj dhe fishekzjarre në dorë. Po ashtu janë arrestuar...

Tri sfidat e Gjermanisë për vitin 2023

Viti 2022 u karakterizua për qeverinë gjermane nga një seri e gjatë krizash, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, dhe kjo ndoshta do të vazhdojë edhe në vitin 2023. Dhe këto kriza nuk kishin absolutisht asnjë lidhje me ato që kishte planifikuar qeveria gjermane kur nisi punën në dhjetor 2021.

 

Tri sfidat kryesore me të cilat do të përballet qeveria gjermane janë: vazhdimi furnizimit të sigurt me energji të vendit megjithë çmimet në rritje, nxitja e kohezionit social, mbështetja për paqen në kohë lufte dhe përcaktimi më i qartë i drejtimeve të politikës së jashtme, sidomos drejt Kinës.

 

Në një artikull të përbashkët në gazetën “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kryetarët e partive që përbëjnë koalicionin qeveritar, socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët shkruajnë: “Ne duam ta bëjmë Gjermaninë më sociale dhe të drejtë, më moderne dhe digjitale, më konkurruese dhe neutrale ndaj klimës.”

 

Sigurimi i furnizimit me energji

 

Qeveria gjermane ka vënë në dispozicion 200 miliardë euro për të siguruar gjatë këtij dhe dimrit të ardhshëm furnizimin me energji të popullsisë dhe të ekonomisë gjermane pas ndërprerjes pothuajse të plotë të furnizimeve me naftë, gaz dhe qymyr nga Rusia.

 

Gjermania kërkon partnerë të rinj për furnizimin me gaz të lëngshëmGjermania zgjeron kapacitetet për furnizimin me gaz të lëngshëm

 

Kancelari Olaf Scholz (SPD) deklaroi në një intervistë për grupin mediatik “Funke” se e konsideron të pamundur që çmimet e energjisë të bien në nivelin që ishin para luftës së agresionit rus në Ukrainë. “Ne ndoshta nuk do të kthehemi te çmimet e ulëta që kishim para luftës.” Por situata do të mbetet e menaxhueshme “sepse do të kemi në dispozicion mundësi të reja importi”. Gjermania sipas tij do të mbetet një vend industrial i fortë dhe i suksesshëm.

 

Kjo kërkon edhe zgjerimin e shpejtë të energjive të rinovueshme, por në këtë drejtim në koalicionin qeveritar kishte në vitin 2022 shumë mosmarrëveshje lidhur me ritmin dhe masat në politikën energjetike, për shembull lidhur me tarifën për gazin ose vazhdimin e funksionimit të tre centraleve bërthamore gjermane.

 

Kohezioni shoqëror

 

Qeveria gjithashtu duhet të shpenzojë shumë energji për të forcuar kohezionin social në kohë krizash dhe pasigurish të mëdha në radhët e popullatës. Zbulimi kohët e fundit i një grushti të planifikuar shteti nga grupi ekstremist i djathtë “Reichsbürger” i alarmoi gjermanët.

 

Arrestimi i një anëtari të grupit ekstremist i djathtë ReichsbürgerArrestimi i një anëtari të grupit ekstremist i djathtë “Reichsbürger”

 

Në vitin 2023 qeveria duhet t’i bëjë edhe më të qarta dhe mbi të gjitha në mënyrë uniforme furnizimet me armë dhe mënyrën e solidaritetit për Ukrainën. Sipas një studimi të fundit shumë vetë janë skeptikë për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën, nëse kjo çon në çmime më të larta të energjisë në Gjermani. Skepticizimi është veçanërisht i lartë në Gjermaninë Lindore.

 

Politikë e njësuar ndaj Rusisë dhe Kinës

 

Politika ndaj Kinës dhe Rusisë mbetet vërtetë një nga detyrat e rëndësishme për qeverinë gjermane për vitin 2023. Sipas ekspertit të partisë kristian-demokrate, CDU, Roderich Kiesewetter qeveria ka për detyrë “të diversifikojë furnizimin e vendit me energji, të shkëputet nga zinxhirët e prodhimeve të lira nga Kina, të diversifikojë më mirë dhe të njohë qasjen agresive dhe hibride të Kinës. Vitet e ardhshme, Kina do ta sulmojë ushtarakisht Tajvanin – prandaj tani duhet të reduktojmë ndjeshëm varësitë dhe ndikimin e Kinës sa më shpejt të jetë e mundur.”

 

Takimi i kancelarit Olaf Sholc me Xi Jinping në fillim të nëntorit 2022 në KinëTakimi i kancelarit Olaf Sholc me Xi Jinping në fillim të nëntorit 2022 në Kinë

 

Vizita e kancelarit Olaf Sholc në fillim të nëntorit 2022 në Kinë shkaktoi pakënaqësi brenda koalicionit qeveritar. Kjo ishte vizita e parë në Kinë e një udhëheqësi perëndimor që nga rizgjedhja e diskutueshme e Presidentit Xi Jinping më 23 tetor.

 

Po ashtu megjithë kritikat e ashpra, për shembull nga ministrja e Jashtme Annalena Baerbock (të Gjelbërit), kancelari i lejoi kompanisë kineze të transportit Cosco të blinte një pakicë aksionesh në një kompani që administron terminalet në portin e Hamburgut. Njësimi i kursit ndaj Pekinit është një tjetër sfidë e madhe për qeverinë gjermane në vitin 2023./dw

Latest Posts

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se gjatë takimit në Bruksel të ministrave të Jashtëm të NATO-s kanë diskutuar për rolin e aleancës...

Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë: Kjo është hajgare, unë s’jam fetar hiç!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë. “Kjo është hajgare. Këto janë hajgare”, i tha ai...

Festa e 28 nëntorit: Shqipet e Londrës bllokojnë rrugët, arrestohen disa persona

28 nëntori u festua edhe në Angli.Rrugët e Londrës, u bllokuan nga mijëra shqiptarë duke mbajtur flamuj dhe fishekzjarre në dorë. Po ashtu janë arrestuar...

Mos i humbisni

Ahmeti: Shumë breza sakrificë për këtë ditë feste, valoftë gjithmonë flamuri Kuq e Zi!

Nën organizimin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u mbajt Akademi Solemne dedikuar 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ahmeti në...

Arbër Ademi në Madrid takoi ish kryeministrin bullgar, Petkov

Nënkryetari i BDI dhe shef i grupit parlamentar Arbër Ademi në Madrid sot ka takuar ish kryeministrin bullgar Kiril Petkov. Takim me ish-kryeministrin e Bullgarisë,...

NATO, shqetësim për Ballkanin: Rritja e konflikteve në rajon rrezikon paqen

https://www.youtube.com/watch?v=eLjghWRUeEk Subscribe Nga Brukseli ku po merr pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm i...