“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Atanasoski: Besa të marrë mësim nga përvoja e hidhur e ASH-së me Levicën dhe VMRO-në

Lëvizja BESA mund dhe duhet të marrë shembull dhe të mësojë nga përvoja e keqe e Aleancës për Shqiptarët, se nëse luan kartat e shantazhit anti-perëndimor, radikal, do të humbasë edhe atë pak ndikim që ka në skenën politike, thotë analisti politik Bllagojçe Atanasoski, duke komentuar kushtëzimet dhe kundërshtimet e Lëvizjes BESA, Levicës dhe VMRO-DPMNE-së ndaj ndryshimeve kushtetuese për futjen e komunitetit bullgar në preambulë.

“Do të humbasë legjitimitetin e votuesve shqiptarë në Maqedoni. Kjo parti nuk duhet të jetë peng e dëshirës së dëshpëruar të liderit të opozitës maqedonase për të ardhur në pushtet sa më shpejt që të jetë e mundur, pra të mos vihet në rolin e bllokuesit të ndryshimeve kushtetuese për futjen e bullgarëve në preambulë, duke penguar kështu rrugën e integrimit evropian të vendit. BESA nuk duhet të etiketohet si ‘lojtare ruse’ në vend, së bashku me DPMNE-në dhe Levicën”, deklaroi Atanasoski për Indeks.mk

Duke folur për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Atanasoski thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk duhen në këtë moment.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk duhen në këtë moment, sepse ato të rregullta janë për rreth 15 muaj, aq më tepër që kemi 100 ditë qeverisje teknike sipas marrëveshjes së Përzhinës, që do të thotë se kësaj qeverie i ka mbetur edhe një vit i plotë si autoritet politik. Nga ana tjetër, zgjedhjet kushtojnë shumë, kështu që në këtë krizë është më e mençur që ato të zhvillohen së bashku me zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, si shpenzim i përbashkët”, theksoi Atanasoski. (Indeks.mk)

Latest Posts

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...