Ankthi nuk ka mbaruar për yllin e Liverpool, i ati ende mbetet i zhdukur!

Makthi per futbollistin e Liverpool, Luis Diaz nuk ka fund. Ylli i kombëtares së Kolumbisë mbetet në pritje të lajmeve pozitive për situatën që...

TË FUNDIT

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me presidenten Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.   Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka...

Rexhepi: Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovës – Prizren

Me propozim të MTL, qeveria e RMV-së miratoi tekstin e marveshjes për projektim të një tjetër projekti strategjik dhe të shumë pritur atë të...

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi...

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim


DASH: Kosova e Serbia të krijojnë klimë për pajtim, marrëveshjet të zbatohen pa vonesa.

Pas rikthimit të qetësisë në veri të Kosovës, Washingtoni kërkon që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve të tyre për të krijuar një ambient për dialog mes palëve. Gjithashtu në mënyrë të prerë implementimin e marrëveshjeve të procesit të dialogut duke thënë se duhet të ndodhë plotësisht dhe pa vonesa.

SHBA javëve të fundit është duke insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që sipas tyre do të adresonte të drejtat kolektive të këtij komuniteti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur zhbllokikimin e veriut të Kosovës nga barrikadat dhe rikthimin në funksion të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë për Gazetën Express një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit të pyetur për pritjet e Washingtonit për procesin e dialogut tashmë që situata është qetesuar.

“Ne mirëpresim lajmet për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe rihapjen e pikave kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë për Express ky zëdhënës i DASH.

Amerikanët tashmë presin që Kosova dhe Serbia t’i kthehen përpjekjeve për të nxitur krijimin e një mjedisi të favorshëm për pajtim, stabilitet rajonal dhe bashkëpunim për të mirën e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi.

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit në përgjigjen e dhënë për Gazetën Express kanë treguar edhe pritjen e tyre sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit nga palët, e ku një ndër to është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Amerikanët kërkojnë që të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut duhet të implementohen plotësisht dhe pa vonesa.

“Të gjitha detyrimet e Dialogut duhet të zbatohen plotësisht pa vonesë.”, ka thënë ky zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Për të çuar palët drejt rinisjes së dialogut, në Prishtinë dhe Beograd gjatë këtij muaji pritet që të zbarkojnë këshilltarët kryesorë të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Edhe një nga njerëzit më të afërt të Sekretarit Amerikan, Derek Chollet ka paralajmëruar se gjatë pjesës së parë të këtij viti do të vizitojë Kosovën.

Latest Posts

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me presidenten Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.   Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka...

Rexhepi: Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovës – Prizren

Me propozim të MTL, qeveria e RMV-së miratoi tekstin e marveshjes për projektim të një tjetër projekti strategjik dhe të shumë pritur atë të...

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi...

Mos i humbisni

Fatmir Limaj: Vuçiç përfaqëson llumin e shoqërisë serbe

Fatmir Limaj e konsideroi Aleksander Vucic llumin e shoqërise serbe.   Deklaratat ish-drejtuesi iu UCK I bëri në emisionin QuoVadis.   “Është e habitshme se në cfarë...

Putini firmos buxhetin më të madh të Rusisë, i rrit shpenzimet për ushtrinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi të hënën një buxhet kombëtar për tri vjetët e ardhshme, sipas të cilit shpenzimet do të...

Mickoski në front me Apasievin – kundër BE-së dhe shqiptarëve në Maqedoni

Frontit anti-shqiptar të ultranacionalisti, udhëheqësit të grupit anti-NATO dhe anti-BE, Dimitar Apasiev i është bashkangjitur edhe opozitari Hristijan Mickoski bashkë me VMRO-DPMNE-në, shkruan Politiko.mk Të dy...