Mani Gashi: Kur suksesi përkthehet në vlera

Kjo është historia e një ëndrre të bërë realitet. Ishte shumë i ri në moshë kur e projektoi veten për atë çfarë është sot dhe duket se ia doli. Kjo është historia e një shqiptari që ka prekur majat në Zvicër, me sytë nga ‘pushtimi’ i gjithë Europës. Mani vjen në një rrëfim ekskluziv rreth karrierës së tij, jetës private dhe një thirrje të fortë për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Më shumë se gjithçka sot ai është modeli i shqiptarit, që ka ndërtuar një karrierë dinjitoze, me thelbin tek vlerat…

Si kanë qenë fillesat tuaja në botën e biznesit?

Biznesi ka qenë gjithmonë në vizionet e mia. Une kam ardhur në Zvicër kur unë isha 4 vjeç. Jam rritur me shpirtin e punës dhe dëshirës për të qenë i pavarur. Kam punuar fort për çdo gjë që kam arritur. Në vitin 2005 mbarova shkollën për Ekonomik dhe vendosa që biznesi do të ishte drejtimi im. Normalisht që kur je i ri të shumtë janë edhe skeptikët, por në rastin tim të gjithë më kanë inkurajuar. Nisa të merrem me real estate, ose pasuri të paluajtshme. Fillimisht unë vetëm drejtoja stafin. Gjithçka eci ashtu si unë e kisha parashikuar, me hapa të vegjël arrita të shtroja një rrugë të suksesshme.

Pse pasuri të paluajtshme?

Po sepse fillimisht ka qenë një pasion i imi. Arti i shitjeve është një art që kërkon dhunti dhe aftësi, sidomos nëse flasim për prona. E duket se kam pasur të drejtë në atë ndjesinë time, sepse sot biznesi është në lulëzim dhe gjithçka fal punës sistematike, por edhe të skuadrës sime.

Në çfarë pike jeni sot me biznesin tuaj?

Mund të them që jemi në pikën më të mirë. Pas disa vitesh në real estate, provuam që të kapërcenim veten. Kështu nga sistemi i ndertimit per Arkitekt Zvicerran te ndryshem, kaluam në financimin dhe ndërtimin e objekteve tona si investitor te Projektve te ndryshme. Sot jemi në kushtet që kompania jone ndërton komplekse të tëra dhe kur gjithçka është gati në fazën 80 përqind i shesim, duke i lënë klientëve mundësinë që të vendosin vetë për detajet e fundit. Është një punë voluminoze, goxha e vështirë që kërkon teknika të përsosura, por po ia dalim. Kompania jonë sot është lider në këtë fushë.  Sot krenarisht e them që jemi qe shum Vite në një marrëdhënie bashkëpunimi me kompaninë më të madhe amerikane të ndërtimit, Jacobs. Ne jemi krahu i tyre i djathtë për bashk-menagjim  te ndërtimeve që ata bëjnë në shtetin e Zvicrës. Fakti që gjigandi i ndërtimit na ka zgjedhur ne si bashkëpunëtor flet shumë për standartet që ne kemi futur në treg.

Kush janë objektivat tuaja në biznes, ku pretendoni të shkoni?

Horizontet e një biznesmeni janë të pafundme, më besoni. Tani do fillojm edhe me ndertime te medha me Investor te ndryshem qe kan deshir te investojn bashk me kompanin tonë te futen ne treg me pasuri të paluajtshme. Do të doja ta thoja në fakt që edhe në synimet tona të afërta është zgjerimi i kompanisë edhe në Europë. Konkretisht Gjermania është në planet tona më të afërta. Gjetja e bashkëpunëtorëve të duhur do të na mundësojë që të zgjerohemi, por gjithmonë duke ruajtur standartin dhe emrin e mirë të kompanisë sonë.

Duket se komuniteti shqiptar në Zvicër është duke u shndërruar përditë e më shumë në një pjesë e rëndësishme e biznesit atje..

Po shumë e vërtetë. Shqiptarët në Zvicër janë me të vërtet njerëz intelektual dhe shumë punëtor. Janë një komunitet që janë integruar menjëherë në shoqërinë zviceriane, duke treguar vlerat e vendit tonë. Jam shumë i lumtur, që si njëri prej tyre, çoj lart emrin e të gjithë shqiptarëve, duke i përfaqësuar me dinjitet.

Ndërkohë si e sheh Shqipërinë dhe Kosovën, me sytë e një të riu shqiptar që jeton e punon në Zvicër?

Në fakt unë vij shumë shpesh dhe gjithmonë me një dëshirë shumë të madhe. Më vjen mirë që sa herë rikthehem e gjej edhe më të bukur edhe më të përsosur. Është një vend i bekuar me njerëz të mrekullueshëm dhe jam kaq i lumtur që dita-ditës të rinjtë investohen tek vetja dhe kërkojnë më shumë.

Ke një thirrje për të rinjtë që përditë e më shumë kërkojnë të largohen?

Po! Kërkesa ime e parë është që të arsimohen. Një brez i shkolluar është një brez i fituar. Jam i sigurt që nëse kanë dëshirën e mirë dhe angazhimin e duhur gjithçka që duan mund ta arrijnë edhe në vendin e tyre. Shqiptarët janë ata që do e bëjnë këtë vend. Le të përfitojnë nga gjithçka që natyra i ka falur këtij vendi, nga njerëzit e mençur, nga virtytet e rralla të shqiptarit. Le t’i ndryshojnë faqen e historisë Shqipërisë dhe t’i japin mundësinë këtij vendi të ketë elitat e merituara.

Flasim pak për Hobby dhe Familjen?

Si balancim nga puna, ushtrohem prej vitesh në box me shumë pasion. Punoj me vetveten dhe me zhvillimim personal, meditoj dhe vizitoj seminare te ndryshme, sipas mundësisë së kohës. Po ashtu shkoj edhe shpesh në pushime me familje.

Cila është krenaria juaj si businessman?

Jam shumë krenar që sot kemi bashkëpunëtor ndërkombëtar. Më vjen mirë që firma dinjitoze na zgjedhin ne për të investuar dhe për të punuar së bashku. Jam tejet i lumtur që kam arritur të ruaj standartin e lartë dhe cilësinë në punë. Real Estate është një sektor që po ndryshon me ritme të shpejt, ndaj sot me krenari e them që kemi arritur të përshtasim inovacionet si dhe të kemi gjithnjë risi në biznesin tonë. Nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që kemi prekur profesionalizmin. Jemi po të njëjtët profesionist që rritemi dita-ditës. Stafi ynë rritet çdo ditë, me të njëjtën filozofi dhe me të njëjtën dëshirë për të realizuar punëra të mrekullueshme. Në rrafin e karrierës nuk besoj se ka sadisfaksion më të madh.