Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Rangjelloviq: BESA, Levica dhe VMRO për interesa partiake, flijojnë interesat strategjike të vendit!

Është irracionale të merret peng e ardhmja e vendit me synimin përfundimtar ardhjen në pushtet, ndryshimet kushtetuese janë të detyrueshme, vlerëson Ivo Rangjelloviq, master i politikave kooperative dhe demokraci në Londër (University College London).

“Nuk mendoj se themeli i kushtëzimit të ndryshimeve kushtetuese qëndron në një lloj gjeo-strategjie. Bëhet fjalë për interesa partiake që e lënë në hije shtetin, pra prioritetet strategjike. Çdo parti në opozitë, që kundërshton ndryshimet kushtetuese, duhet t’i votojë ato sapo të vijë në pushtet. Ndaj është irracionale të vihet peng e ardhmja e vendit, me synimin përfundimtar ardhjen në pushtet. Pas pranimit të propozimit francez, është politikisht e parëndësishme nëse ndryshimet kushtetuese janë të sakta apo jo, sepse janë të detyrueshme”, deklaroi Rangjeloviq për Indeks.mk

Njohës të rrethanave politike në vend thonë se kushtëzimi me zgjedhje të parakohshme i ndryshimeve kushtetuese nga Lëvizjes BESA vetëm se e de-faktorizon këtë subjekt politik te shqiptarët, ndërkohë që e rreshton me forcat regresive anti-perëndimore. Përveç kushtëzimeve të Lëvizjes Besa dhe Bilall Kasamit, kundër ndryshimeve kushtetuese është edhe Levica dhe Dimitar Apasievi.
Opozitarja VMRO-DPMNE edhe pse kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, megjithatë taktizon në qëndrimin e saj për sa i përket ndryshimeve kushtetuese. Nga kjo parti kërkojnë garanci ndërkombëtare se futja e bullgarëve në preambulën e kushtetutës do të jetë kërkesa e fundit e Bullgarisë, ndërkohë që ekspertët thonë se kjo garanci vetëm se është e apostrofuar në protokollin francez.

Opozitarja Aleanca për Shqiptarët është deklaruar tanimë se do t’i mbështesë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, pa asnjë kusht, që vendi të ecë përpara në rrugëtimin e tij euro-integrues.
Në anën tjetër, dy partitë më të mëdha në pushtet LSDM-BDI dhe partnerët tjerë të koalicionit qeveritar, thonë se rrugëtimi euro-integrues i vendit është i pandalshëm, ndërsa zgjedhje parlamentare do të ketë në afatin e rregullt në vitin 2024.

Edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përsërisin se zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024. Qeveria thotë se është e nevojshme që të 120 deputetët të votojnë ndryshimet e Kushtetutës dhe për këtë pritet të fillojnë konsultimet formale në Parlament në ditët në vijim, me liderë politikë, ekspertë, organizata joqeveritare etj. (Indeks.mk)

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...