“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Ronaldo prezantohet me ceremoni madhështore në Arabi: Ky nuk është fundi i karrierës time

Cistiano Ronaldo u prezantua  si lojtar i ri i Al Nassr në Arabinë Saudite përmes një ceremonie madheshtore .

 

Portugezi tha në konferencen për shtyp se kjo është të; “Është një mundësi e shkëlqyer, jo vetëm në futboll, por për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratave të reja në këtë vend ,” tha ai.

 

“Shumë klube nga Australia, Shtetet e Bashkuara, Portugalia janë përpjekur të nënshkruajnë me mua. Puna ime në Evropë ka përfunduar, Jam krenar për një sfidë të re Është një sfidë, jo vetëm në futboll, të nënshkruash me Al Nassr. Është vendimi im, familja ime më ka mbështetur, veçanërisht fëmijët e mi, ne jemi krenarë për këtë. Njerëzit në Arabinë Saudite më duan. Pritja ishte spektakolare. Unë dua të përcjell një vizion të ndryshëm të vendit dhe futbollit këtu, dhe kjo është arsyeja pse e pranova këtë sfidë. Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, sot futbolli ka evoluar dhe është shumë konkurrues. Nuk është fundi i karrierës sime. Kam thyer të gjitha rekordet në Evropë dhe dua ta bëj edhe këtu. Kam ardhur këtu për të fituar. Unë dua të argëtohemi dhe të buzëqeshim së bashku këtu në Al Nassr. Bota e futbollit është shumë e avancuar, liga këtu është shumë konkurruese dhe jam i lumtur që jam këtu. Mezi pres të luaj, edhe nesër nëse trajneri më jep mundësinë .” 

 

Ndonëse të pranishëm në conference ishin disa gazetarë, askush nuk u lejua t’i bënte pyetje Ronaldos .

 

Në orën 18:00 Ronaldo hyri në dhomat e zhveshjes së Al Nassr i shoqëruar nga presidenti dhe trajneri Garcia dhe përshëndeti bashkëlojtarët e rinj.

Pastaj ishte momenti për të zbritur nëfushë, teksa në shkallet e stadiumit kishin ardhur për ta përshendetur mbi 30 mijë tifoze.

 

Partnerja e tij Georgina me katër fëmijët e CR7 hynë në fushë dhe përshendeten fansat.

 

Në tribuna ishte vendosur një pankartë e madhe ku shkruhej ‘Mirë se erdhe Ronaldo’.

 

Pasi firmosi disa topa, Cristiano I shpërndau në tribunat e tifozeve,  Topin e fundit ia dha një vajze të vogël.

 

Latest Posts

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...