25-vjeçari u ther 7 herë me thikë dje, prokurori i liron në procedurë të rregullt tre të dyshuarit


Pasditen e djeshme, një 25-vjeçar u ther me thikë në oborrin e shtëpisë së tij në Istog.

I riu me inicialet G.M, u ther shtatë herë nga persona të panjohur. Ai është sulmuar në kokë dhe disa pjesë tjera të trupit dhe këtë e konfirmuar dje për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas raportit të policisë, thuhet se lidhur me këtë rast janë arrestuar tre të dyshuar, por që pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË

Saradran, Istog 04.01.2023, 17:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj viktima mashkull kosovar është therur me thikë nga persona të panjohur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.