Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Analistët: Inkuadrimi në BE, shpëtim nga ndikimi rus

Forcat pro ruse në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht kanë ushtruar ndikimin e tyre përmes propagandës duke dashur që ta dezorientojnë opinionin, thonë për Indeks.mk njohës të zhvillimeve politike në vend.

Sipas tyre, në këtë mes fajin e ka edhe pushteti, i cili ka lejuar paratë ruse të përfundojnë në konto të atyre që propagandojnë për politikat pro ruse dhe anti evropiane.

Berat Azizi
Berat Azizi

“Pavarësisht kësaj propaganda pro ruse, vendi nuk mund ta ndryshojë kursin evropian pasi tashmë jemi pjesë e NATO-s, por ne nuk duhet të lejojmë që propaganda pro ruse të zgjerojë ndikimin e saj dhe pikërisht këtu autoritete e vendit duhet të ndërhyjnë përmes metodave të tyre që për momentin duken të pafuqishme. Favorizimi i elementeve pro rus nga vetë pushteti ka shtuar skepticizmin e qytetarëve në këtë drejtim të cilët mendojnë se vetë qeveria nuk është e vendosur sa duhet të luftojë elementet pro ruse në vend. Besoj se qytetarët e kanë të qartë se vetëm inkuadrimi në Bashkimin Evropian do të na shpëtojë jo vetëm nga ndikimet pro ruse, por edhe nga kolapsi ekonomik dhe nga kriza energjetike”, deklaroi analisti politik Berat Azizi për Indeks.mk

Duke folur ndryshimet kushtetuese, ai thotë se Qeveria ndodhet para një sfide të vështirë, e jo qytetarët të cilët tashme janë treguar shumë pro evropianë.

“Nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut do të kemi krizë politike, por e përjashtoj skenarin malazez për shkak të shumë rrethanave që janë krejtësisht më ndryshe nga ato në Malin e Zi. Skenari malazez në një shoqëri shumë etnike me orientime shumicë por evropiane është i parealizueshëm, për arsye se varshmëria ekonomike jo vetëm e vendit por edhe e qytetarëve është nga BE-ja. Mendoj se elementi ekonomik vjen në shprehje më shumë se ai politik dhe këtë e them në kohën kur ne jemi para një krize ekonomike dhe energjetike. Tjetër gjë është propaganda politike që bëhet nga partitë në emër të integrimit dhe bisedimeve për BE, e jo lufta kundër krimit dhe korrupsionit e cila do të bashkonte qytetarët rreth një synimi”, nënvizoi ai.

Muhamed Halili
Muhamed Halili

Në anën tjetër, ish-ambasadori Muhamed Halili nuk beson se do të bëhen ndryshimet kushtetuese nga kjo shumicë parlamentare.

“Nuk besoj se mund të këtë ndryshme kushtetuese para zgjedhjeve sepse partitë politike nuk do ta lejojnë këtë. Nuk besoj kjo të ndodhë në mandatin e LSDM-së. Nuk besoj që VMRO-DPMNE-në do ta luajë rolin e duartrokitësit në këtë proces pa pasur leverdi partiake”, deklaroi Halili për Indeks.mk

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...